Analisti politik, Islam Krasniqi, ka komentuar për “Bota sot” deklaratën e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit për bashkëpunimin me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
“Deklarata e kryetares së kuvendit të republikës së Kosovës znj. Osmani së në të ardhmen do të bashkëpunojë me liderin e VV-së z. Albin Kurtin akoma tregon inatin ndaj atyre që e shfrytëzuan në zgjedhje apo u struken nën ombrellën e saj për të fituar vota e që pastaj nuk e pyeten fare për qëndrimin e saj lidhur për ndryshimet që ndodhen por e sulmuan dhe degraduan në mënyra të ndryshme”, ka theksuar Krasniqi.
Sipas tij, kjo deklaratë e Osmanit jep sinjal së ajo mund ti ndaj rrugët me LDK-në dhe se ne zgjedhjet e ardhshme mund të jenë në një listë të përbashkët me VV-në.
“Kjo deklaratë jep një sinjal së ajo mund ti ndaj rrugët me LDK-në duke krijuar një parti të re, parti e cila do ta djeg LDK-në dhe vetë znj. Osmani. Bashkëpunimi mund të jetë i ngjashëm më këtë që po shohim sot, por nuk përjashtohet mundësia që në zgjedhjet e ardhshme që të jenë në një listë të përbashkët me VV-në, e cila me të gjitha mundësit po provon ta rrëmbej znj. Osmani nga LDK-ja”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.