Ky është skenari për rrëzimin e Qeverisë, ja kur Haradinaj e përkrahë LVV-në

Politika

Ky është skenari për rrëzimin e Qeverisë, ja kur Haradinaj e përkrahë LVV-në

Nga: G.B Më: 10 shtator 2020 Në ora: 14:43
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërcënoi se do të dalë nga koalicioni, duke rrëzuar kështu Qeverinë, nëse nuk i jepet posti i presidentit, të cilin e synon lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Por, ajo nuk do ta përkrahë Lëvizjen Vetëvendosje në mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

VV i ka kërkuar PDK-së dhe AAK-së që ta përkrahin në mocion, pasi ato nuk e përkrahin marrëveshjen e arritur në Washington.

E nga PDK kanë thënë se janë pro rrëzimit të Qeverisë, por nuk janë deklaruar nëse do ta nënshkruajnë mocionin e VV-së.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se PDK nuk e nënshkruan mocionin edhe pse është pro rrëzimit, ndërsa AAK ka deklaruar se do ta rrëzojë Qeverinë por rri e heshtur me ëndrrën e presidentit.

Image
Islam Krasniqi

“VV-ja i ka bërë thirrje PDK-së dhe AAK-së që ta përkrahin mocionin për rrëzimin e qeverisë, edhe pse PDK-ja është pro rrëzimit të qeverisë por jo edhe të nënshkruajë mocionin e LVV-së. AAK-ja disa herë e ka kërcënuar se mund të largohet nga koalicioni, nuk i beson kryeministrit Hoti, nuk e ka përkrahjen tonë në dialog, e deklarata tjera të tilla, por me ëndrrën e postit të presidentit rri e heshtur”, ka thënë ai.

Krasniqi vlerëson se shkuarja në zgjedhje do ta rrezikonte kalimin e pragut nga AAK, duke shtuar se VV mund të sigurojë edhe 9 nënshkrime për mocion, pasi sipas tij tregtia me vota të deputetëve është trend në Kuvend.

“Duhet të kemi parasysh se shkuarja në zgjedhje do të rrezikonte kalimin e pragut pasi që shkeli mbi parimet të cilat kishte kërkuar votën AAK-ja dhe nuk do të ketë më përkrahjen e PSD-së, e cila i ndihmoi në këto zgjedhje. Ne e dimë së pa pranimin e AAK-së është problem të bie qeveria, por jo edhe sigurimi i 9 nënshkrimeve , pasi që tregtia me deputetë është në trend në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku shpeshherë kemi parë së çmimi i deputetit ka një kosto (vlerë) shumë të ulët, që mund të blihen shumë lirë”, ka theksuar analisti.

Sipas tij, AAK do ta përkrahë mocionin, në momentin kur ta kuptojë që presidenti është kafshatë e madhe për ta.

“Momentin kur AAK-ja e kupton së se posti i presidentit është kafshatë e madhe për AAK-në, saktësisht z. Haradinaj, ata do të përkrahin këtë mocion . AAK-ja që nga fillimi vetëm është mashtruar nga LDK-ja e cila e ka shfrytëzuar duke mos e pyetur as marrë qëndrimin e saj për asnjë temë pasi që është pjesë e koalicionit, por ka vazhduar vetëm sipas parimit të saj”, ka deklaruar Islam Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat