“SHBA nuk lejon që Serbia të luajë me besueshmërinë e saj”

Politika

“SHBA nuk lejon që Serbia të luajë me besueshmërinë e saj”

Nga: A.M. Më: 11 shtator 2020 Në ora: 16:49
Pamje nga nenshkrimi i marreveshjes ne SHBA

Politologu Ejup Berisha, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur për zbatushmërin e marrëveshjes së nëshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se Serbia nuk e ka lirnë e veprimit me SHBA-të, ashtu siç e kishte me Bashkimin Evropian.

“Serbia nuk e ka atë liri veprimi në ambientin politik ndërkombëtar kur palë e tretë apo ndërmjetsuese është SHBA-ja, siç e ka pasur kur palë ndërmjetësuese ishte BE-ja”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër,  Berisha është shprehur se SHBA-të nuk lejojnë që ndonjë subjekt shtetëror të luaj me zotimet dhe besueshmërinë e saj.

“Prandaj konsideroj se Serbia do të jetë e obliguar dhe e shtrënguar që t`i respektoj obligimet e marra si palë kontraktuese sepse SHBA-të nuk lejojnë që ndonjë subjekt shtetëror të luaj me zotimet dhe besueshmërinë e saj”, ka deklaruar Berisha për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat