Cili do bëhet President, Nexhat Daci apo Ramush Haradinaj? Thaçi ua prish matematikat!

Politika

Cili do bëhet President, Nexhat Daci apo Ramush Haradinaj? Thaçi ua prish matematikat!

Nga: N.Sh Më: 12 shtator 2020 Në ora: 14:46
Hashim Thaçi, Nexhat Daci dhe Ramush Haradinaj

“Mollë sherri” do të dal posti i Presidentit për koalicionin Qeverisës.

Kjo për faktin se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk do të lëshoj pe për këtë post.

Në anën tjetër LDK-ja, kur vjen puna te ky posti i Presidentit, normalisht që nuk do t’ia fal Ramushit.

E këtu do të “shpërthej” gjithçka, kur AAK-ja të largohet nga koalicioni dhe automatikisht Haradinaj e humb shansin për President, në anën tjetër LDK-ja do të kërkoj “shpëtim” te partitë tjera, e që e para mund të jetë PDK-ja.

Mirëpo, presidenti aktual Hashim Thaçi ka propozuar akademikun Nexhat Dacin për ulësen e tij.

Megjithatë, kjo mund të jetë një taktik e tij, përderisa postin e Presidentit e kërkojnë shumë personalitete në Kosovë, ai mund që përmes PDK-së në këtë post ta vendos ndonjë emër më të përshtatshëm, më të afërt të tij, që t’i vazhdon politikat e tij dhe ta ketë brenda kontrollit edhe nëse Thaçi nuk është në Presidencë.

Por, kërkesa e vazhdueshme apo nominimi i Ramush Haradinajt për postin e Presidentit dhe propozimi i Nexhat Dacit për president nga Hashim Thaçi, mund të na dërgojnë në zgjedhje për parakohshme?

Analisti politik Faton Mehmeti nuk beson që asnjëri prej dy emrave të lartcekur që mund të bëhet President.

“Nexhat Daci nuk kalon, i njëjti nuk besoj se ka mbështetje as brenda LDK, por as brenda AAK dhe PDK, kështu që e shoh të pamundur realizimin e një propozimi të tillë”, thotë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Megjithatë, ai nuk beson që as Ramushi do të bëhet President, duke shtuar se, me gjasë Presidenti do të jetë nga PDK, si e vetmja mundësi që vendi mos të shkoj në zgjedhje.

“Propozimi i Thaçit është lojë e tij gjoja për tu treguar mbi partiakë, ndërkohë që në prapaskenë punon që President të jetë ndonjëri nga njerëzit e tij të besuar në PDK”, shton ai.

“Rambo veç në ëndrra mund të bëhet President në situatën aktuale, ose nëse shkrihet AAK në PDK. Derisa kjo nuk ndodh as Ramushi nuk bëhet president”, përfundon Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat