Mulliqi: Posti i presidentit, problematik

Politika

Mulliqi: Posti i presidentit, problematik

Nga: A.M. Më: 15 shtator 2020 Në ora: 18:51
Presidenca

Analisti politik, Skënder Mulliqi, ka përmendur edhe rrethanat në të cilat janë zgjedhur presidentët e më hershëm.

“Posti i presidentit të shtetit, ishte bërë problematik, edhe pas mandatit të Atifete Jahjaga. Dihet së në çfarë rrethanash politike jo të mira ishte zgjedhur për president të shtetit, Hashim Thaçi më vota të LDK-së dhe pas një raundi të dytë të votimit. Edhe tash kur në pranverën e vitit 2021 i kemi zgjedhjen e presidentit ka filluar që posti i të parit të shtetit, të bëhet "mollë sherri" i partive kryesore politike pretendete”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Mulliqi është shprehur se se mund të ketë prishje të koalicionit kur të vije koha për zgjedhjen e presidentit.

Image
Skënder Mulliqi

“AAK-ja para disa kohësh e propozojë si kandidat për president kryetarin e këtij subjekti politikë, Ramush Haradinaj. Kurse përpos disa propozimesh individuale , ende nuk kemi ndonjë propozim nga PDK-ja dhe LDK-ja. Por, diçka është e ditur së ka pasur marrëveshje më rastin e formimit të Qeverisë Hoti, ndërmjet LDK-së dhe presidentit Thaçi. Ky i fundit ende nuk është deklaruar por dihet së nëse mbetet ky koalicion për çka edhe mund të rrëzohet pikërisht kur bëhet fjalë së kush do të jetë i pari i Kosovës, për mandatin e ardhshëm 5 vjeçar. Në opinion po qarkullon mendimi së presidenti aktual, ka dhënë një propozim, që ish kryparlamentari Nexhat Daci të jetë njeri nga pretendentët për këtë post. Kjo do të jetë sigurisht ndonjë matematikë e Thaçit, për ti qitë kandidatët tjerë nga kombinimi, që kur vjen koha ai të bëhët edhe për një mandat, së sa që ai e mendon Dacin president. Por, sigurisht se Thaçi llogaritë në rrjedhën e ngjarjeve nga Gjykata Speciale”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Mulliqi ka theksuar se “apetit” për postin e presidentit ka edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

“Nëse ndodhe që Thaçi mos të jetë kandidatë, atëherë apetite për këtë post ka edhe, Isa Mustafa. Unë nuk e di pse po bëhet në opinion e gjithë kjo zhurmë kandidimi i Haradinajt , kur dihet së e ka të drejtën kushtetuese, dhe nëse ekziston vullneti politik, edhe mund të vjen në shprehje. Apetitet për të marrë postin e presidentit kanë edhe PDK-ja, por e cila ende nuk është deklaruar. Do të ishte e padrejtë dhe e pa justifikueshme që më këtë rast mos të dëgjohet e mos të vjen në shprehje mendimi i LVV, e cili subjekt politik doli i pari në zgjedhjet e fundit nacionale të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Për më tepër, Mulliqi ka shtuar se do të shohim përplasje të mëdha, rreth temës presidentit edhe në muajit në vijim

“Sigurisht së do të shohim përplasje të mëdha, rreth temës presidentit edhe në muajit në vijim. LVV është duke ngritur mocion mos besimi karshi Qeverisë Hoti dhe mbetet të shohim, së a do ta kemi deri në fund të mandatit Avdullah Hotin, kryeministër, apo në pranverë e ka mundësi edhe më herët do të kemi zgjedhje të reja, që për mua do të ishte zgjedhja më e mirë për kapërcimin e kësaj gjendje të rënd politike, ekonomike e sociale dhe për kapërcimin e gjendjes së krijuar tash e bukur do kohë nga pandemia globale, e tek kur vjen koha të bisedohet për postin e presidentit“, ka deklaruar Mulliqi për “Bota sot”.

Në fund, ai ka propozuar që në postin e presidentit të zgjedhtë historian Jusuf Buxhovi i cili do të ishte më i pranueshëm nga të gjithë.

“Që për mua do të ishte e udhës një president koncensual, nga partitë politike , apo edhe një president jo partiak, që është i pranueshëm për shumicën, e ai sipas meje do të ishte historiani dhe shkrimtari i shquar, Jusuf Buxhovi”, ka përfunduar Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat