Alarmon Haki Abazi: Kosova është futur në qorrsokak, rezultat i përcaktuar nga këta dy persona

Politika

Alarmon Haki Abazi: Kosova është futur në qorrsokak, rezultat i përcaktuar nga këta dy persona

Nga: G.B Më: 16 shtator 2020 Në ora: 17:05
Haki Abazi

Të rrezikshëm e ka quajtur takimin e të enjtes në Bruksel, kreu i shtetit, Hashim Thaçin.

Ai ka thënë se ai takim është agjendë e Serbisë dhe se diskutimi për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe është kthim prapa për Kosovën.

Pas kësaj, kryeministri i  Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nesër nuk ka rrezik për Kosovën dhe se nuk do të diskutohet për Asociacionin.

Lidhur me këtë, ish zëvendëskryeministri, Haki Abazi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Kosova është futur në qorrsokak dhe dialogu e kompromiset janë rezultat i përcaktuar nga Thaçi dhe Isa Mustafa.

“Për një kohë të gjatë Kosova është futur në qorrsokak. Dialogu me Serbinë edhe kompromiset e njëpasnjëshme janë rezultat i vijës së përcaktuar nga vet Thaçi dhe në bashkëpunim e bashkëveprim me kreun e LDK-së. Demarkacioni me `Malin e Zi, Asociacioni i komunave edhe tani edhe zyrtarizimi i hises së Serbisë në Ujman edhe për ujin dhe për energjinë janë pasoja të politikës së gabare të Thaçit dhe bashkëvepruesve të tij në 12 vitet e fundit”, është shprehur ai.

Sipas Abazit, deklarata e djeshme e tij është akti i fundit i lojës ku tenton të prezantohet si aktor e vendimmarrës, një taktikë që i ka sjellë dëme Kosovë.

“Deklaratat e Thaçit e djeshme duhet kuptuar se ai po bën aktin e fundit të lojës së tij kur tenton ta prezantojë veten si aktor e vendimmarrës. Kjo taktikë e tij nuk ka funksionuar asnjëherë sepse asnjëherë dhe Kosovës i ka sjellë dëme dhe  degradime ndërsa Serbisë avancim.”, ka vlerësuar Abazi.

Tutje, ai shton se dialogu i zhvilluar nga Thaçi e ka kthyer Serbinë në Kosovë, edhe në Bruksel edhe në Washington dhe deklaratat e tij së fundmi ngjajnë me pushuesit që duan të rreziten në plazh në ditët e fundit të verës.

“Dialogu që ka zhvilluar Thaçi ka mundësuar kthimin e Serbisë edhe në Bruksel edhe në Washington si një palë kredibile e me legjitimitet në çështjet e brendshme të Kosovës. Thaçi me deklaratat e fundit për marrëveshjen në Washigton, njohjen nga Izraeli dhe tani për Asociacionin e komunave në Bruksel duket sikur pushuesi që do të rrezitet në plazh në ditët e fundit të verës”, ka deklaruar Haki Abazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat