Dosjet në OVL- UÇK, Dibrani ka një kërkesë për Qeverinë dhe subjektet politike

Politika

Dosjet në OVL- UÇK, Dibrani ka një kërkesë për Qeverinë dhe subjektet politike

Nga: A.M. Më: 17 shtator 2020 Në ora: 14:34
Personi i cili i dorëzoi dosjet e Gjykatës Speciale në zyret e OVL UÇK-së

Pas në zyrën e OVL- UÇK-së janë dërguar disa dosje të cilat janë konfirmuar se i përkasin  Gjykatës Speciale.

Ka reaguar opinionisti Petrit Dibrani i cili ka kritikuar zyrtarët qeveritar dhe subjektet politike të cilët nuk kanë bërë asnjë deklaratë rreth kësaj çështje.

Ai për “Bota sot”, ka sugjeruar që strukturat shtetërore dhe subjektet politike të bëjnë një reagim të unifikuar.

Image
Petrit Dibrani

“O shtet oj Republikë, ku jeni fshehur...?

Pas, dërgimit të 4000 dosjeve në zyrat e OVL - UÇK-ës, në mënyrë shumë professionale dhe ju treguan, se ju prapë dosje keni me pranuar, ku jeni ju që ende nuk reaguat?!

Prapë “karamele”, nga armiqtë tanë mundë të merrni...!

Reagimi i të gjitha strukturave shtetërore dhe subjekteve politike, i unifikuar do i’u tregoj qartë armiqve se ne nuk jemi të hutuar.

Ju lutem, reagoni të bashkuar......”, ka thënë Dibrani për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat