‘Garda e vjetër’ e politikanëve, vetëm kështu largohet nga politika

Politika

‘Garda e vjetër’ e politikanëve, vetëm kështu largohet nga politika

Nga: D.B. Më: 18 shtator 2020 Në ora: 15:52
Objekti i Qeverisë

Kuvendarët në Kosovë shumica janë të strukturave të vjetra politike, dhe po të tillët e kanë sjell vendin në këtë situatë të keqe ekonomike, në kriza permanente institucionale deri në varfëri.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se kuvendi është shndërruar më shumë në arenë gladiatorësh, se një skenë politike.

“E them këtë pasi në vazhdimësi ne shohim zënka të deputetëve duke na shitur “dushkë për gogla”, në vend që të janë shumë serioz se janë të zgjedhurit e popullit. Këto maskarada politike nuk kanë lidhje më besimin që ju është dhënë nga elektorati, për ti paraqitur kërkesat e tyre legjitime. Kuvendin si institucion më i larte i shtetit, po e keqpërdorin sikur te ishte “klub cirku”. Kjo po bëhet edhe për të zhvendosur vëmendjen nga problemet e grumbulluara, e në anën tjetër për ti vazhduar keqpërdorimet”, ka thënë analisti Mulliqi.

Image
Skender Mulliqi

Sipas tij, këta kuvendarë në vend që të nxjerrin ligje sillen në mënyre shumë të çuditshme, madje edhe kohën e pandemisë e shfrytëzuan për të rrëzuar një qeveri të dalë nga vota e lirë, për ta zëvendësuar atë më një qeveri të pakicës shqiptare në Parlament.

“Kur them e pakicës edhe automatikisht vjen në shprehje legjitimiteti i saj. Këta deputetë që shumica janë jo meritor, kanë mbetur duke bërë ‘sehirë’ në kohë kur çdo ditë po vdesin nga korona më dhjetëra njerëz . Lehtë shumë është për ti numëruar të vdekurit , por shumë më vështirë është më punuar që ata mos të gjejnë vdekjen për mos përgjegjësi , apo mos punë të ndershme. Kjo është krejtësisht e pa pranueshme për një shtet që mëton të jetë funksional ligjor dhe demokratik. Është anti-humane që mos të nxjerrët Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike COVID-19 as për të dytën herë, si rrugë dhe shpresë për ta shpëtuar vendin nga një kolaps ekonomik dhe social, i cili po e kërcënon vendin për shkak të pandemisë”, ka thënë analisti politik Mulliqi.

Ai konsideron se Kosova është duke u keq qeverisur dhe kjo po zgjatë tepër shumë për një vend në tranzicion, për një vend të izoluar nga bota demokratike ,dhe më të varfërinë sot në Evropë.

“Të tillët kanë krijuar "vende të reja të punës në qeveri" , duke e mbushur atë më njerëz të panevojshëm, thua së qeveria është fabrikë për punësim, e jo si organ ekzekutiv që duhet të punon ndershmërisht për të gjithë qytetarët .Në një shtet ku theksohet mbi normalen korrupsioni, pa punësimi enorm, ikja nga vendi, sigurisht së nuk mund të themi së është gjendja e mirë”, ka thënë Mulliqi.

Sipas tij, qytetarët kanë bërë gabime trashanike deri më tash duke i votuar strukturat e njëjta politike.

“Pa reformë zgjedhore kjo garniturë politike edhe përkundër vullnetit të qytetarëve zor është të largohet nga pushteti. Reforma zgjedhore dhe një vetëdijesim krejt tjetër do ti ngjallte shpresat për një jetë më të mirë .Kjo situatë e mjegulluar politike, do të ishte bërë e kjartë vetëm nëse shkojmë në zgjedhje të reja edhe pse të kushtueshme. Por, vërtetë situata nëpër të cilën po kalon Kosova, edhe në bisedimet finale më Serbinë, po imponojnë zgjedhjet, si solucioni më i mirë”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat