Rreziku nga zhvlerësimi i Gjykatës Speciale

Politika

Rreziku nga zhvlerësimi i Gjykatës Speciale

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 20 shtator 2020 Në ora: 08:22
Selia e Gjykatës Speciale

Çdo përpjekje për të zhvlerësuar misionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) dhe të Zyrës së Prokurorisë së Dhomave të Specializuara (ZPDhS), është kërkuar që të kundërshtohet nga shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, ata kanë kërkuar që të sigurojnë që ato të kryejnë misionin e tyre në përputhje me Kushtetutën.

Burjani: OKB mund të autorizohet të themeloj gjykata ndërkombëtare

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve juridike dhe politike, Blerim Burjani , në një prononcim për “Bota sot” thotë se nëse ka përpjekje për të zhvlerësuar Gjykatën Speciale, në këtë rast OKB mund të autorizohet të themeloj gjykata ndërkombëtare.

Image
Blerim Burjani

“Edhe me keq mund të ndodh, nëse ka përpjekje të kësaj natyre atëherë OKB mund të autorizohet të themeloj gjykata ndërkombëtare e kjo variant është shumë më e dëmshme për Kosovën”, ka thënë ia për “Bota sot”.

Për më tepër, Burjani është shprehur se përpjektë mund të çojnë nënë drejtim të skenarëve ruse.

“Përpjekjet për të penguar punën e këtyre dhomave do të çoj në drejtimin e skenarëve ruse që ishte para se të themelohej kjo gjykatë. Zgjedhe e merr është a do skenar rus dhe të OKB apo ky skenar aktual i dhomave të specializuar”, ka theksuar Burjani për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka theksuar se kjo çështje mbetet të trajtohet nga organet e rendit.

“Këto veprime që po bëhen po e prishin edhe më shumë imazhin e njerëzve dhe të partive në Kosovë, tash kjo çështje mbetet të trajtohet nga organet e rendit, këto përpjekjeve që po ndodhin jo në zhvlerësim por pengim të punës të këtyre dhomave”, ka deklaruar Burjani për “Bota sot”.

Elezaj: Shtetet e QUINT-it patën vërejtje serioze

Ndërkaq, analisti politik, Rexhep Elezaj, e cilëson thirrjen e vendeve të QUINT-it si një vërejtje serioze drejtuar institucioneve më të larta të Kosovës.

Image
Rexhep Elezaj

“Thirrja e vendeve të QUINT-it drejtuar sot Kuvendit dhe qeverisë së Kosovës që të kundërshtojnë çdo lloj përpjekjeje për zhvlerësimin e misionit të Dhomave të Specializuara për Kosovën me seli në Hagë si dhe të Zyrës së Prokurorisë së saj në Kosovë, vjen pa dyshim, si një vërejtje serioze drejtuar institucioneve më të larta të Kosovës, që të jenë në nivel të përgjegjësisë shtetërore dhe kushtetuese, që individët dhe grupet e caktuara të pengohen në orvatjet e tyre për ta penguar punën ose për ta zhbërë Gjykatën Speciale për Kosovën!”, ka thënë ai për “Bota sot”

Gjithashtu, Elezaj është shprehur se tentimin për anulimin e ligjit për formimin e Dhomave të Specializuara në vitin 2018, ka qenë më i dëmshëm për shtetin e Kosovës

“Sipas mendimit tim, miratimi i ligjit nga ana e Kuvendit të Kosovës në vitin 2015, me të cilin ligj janë formuar Dhomat e Specializuara, ose siç njihet, Gjykata Speciale për hulumtimin e krimeve të luftës të supozuara se i kanë kryer disa ish anëtarë të Shtabit të UÇK-së, si dhe pastaj tentimi në dhjetor të vitit 2018 nga ana e disa partive parlamentare të Kosovës që ta anulojnë këtë ligji, pra që ta zhbëjnë këtë Gjykatë, ka qenë akti më i dëmshëm për shtetin e Kosovës, pasojat e të cilit po i vuan vetëm populli i Kosovës, i cili për shkak të papërgjegjësisë dhe interesave të ngushta të disa udhëheqësve shtetëror të saj, ajo ka ngelur shteti dhe shoqëria më e izoluar në Evropë!”, ka theksuar ai për “Bota sot”

Më tej, Elezaj ka përmendu edhe dosjet e dorëzuara në zyrën e OVL-të së UÇK-së në Prishtinë.

“E them me përgjegjësi morale dhe politike se, loja me dosjet e dëshmitarëve të Gjykatës speciale, siç po ndodhë këto ditë në zyrat e OVL-të së UÇK-së në Prishtinë, është thikë pas shpine ndaj shtetit të Kosovës, ashtu siç e pati thënë edhe ambasadori amerikan, Grek Delavi, natën kur në Kuvendin e Kosovës u tentua që të anulohet ligji për Gjykatën speciale, akt i cili i ngriti në këmbë dhe alarmoi të gjitha vendet e QUINT-it (vendet mike të Kosovës), të cilat reaguan ashpër kundër një veprimi të tillë, ashtu siç reaguan edhe me deklaratën e tyre të përbashkët, drejtuar qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që mos të pengohet puna e kësaj Gjykate..!?”, ka deklaruar ai.

Elezaj ka kritikuar politikanët, ku thotë se duhet së për çështje të rëndësishme duhet të ketë shkallë më të lartë të përgjegjësisë politike dhe juridike.

“Është shumë i habitshëm fakti, se sa të padijshëm politikisht, të papërgjegjshëm, të pa dinjitetshëm dhe sa antishtetëror janë treguar dhe po vazhdojnë të paraqiten para popullit dhe faktorëve ndërkombëtarë disa politikanë dhe pushtetarë të Kosovës, kur janë në pyetje interesat e shtetit-ndërtimit të Kosovës, sidomos sjelljet e tyre arrogante në raport me ligjet dhe marrëveshjet me karakter ndërkombëtar, siç është themelimi i Gjykatës speciale, marrëveshja për Asocim-Stabilizim me BE-në, me CEFTA-n, etj., implementimi i të cilave nga ana e qeverisë së Kosovës duhet të jetë në shkallën më të lartë të përgjegjësisë politike dhe juridike”, ka potencuar ai për “Bota sot.

Sipas tij, kjo lojë e pushtetarëve më ligjin për Gjykatën Speciale e ka shndërruar vendin në një gropë të zezë në Ballkanin perëndimor.

“Kjo lojë e pushtetarëve tanë me ligjin për Gjykatën Speciale dhe jo serioziteti i tyre ndaj obligimeve të marra vullnetarisht në nivel ndërkombëtar në emër të institucioneve shtetërore të Kosovës, përveç pasojave të rënda që ia kanë sjellë interesave të saj në planin e zhvillimit të brendshëm, vendin tonë e kanë shndërruar në një gropë të zezë në Ballkanin perëndimor, ku nuk respektohen ligjet, as Kushtetuta, as morali dhe e drejta njerëzore dhe qytetare, pra Kosovën e kanë kthyer në një shoqëri ku normat ligjore, morale, shoqërore dhe të drejtat e njeriut shkelën çdo ditë pa dhënë askush përgjegjësi për asgjë..!? “, ka thënë Elezaj për “Bota sot”.

Në fund, ai është shprehur se kjo situatë duhet të ndryshoj urgjentisht, pasi që shteti dhe pavarësia e Kosovës do shkojnë drejt zhbërjes së tyre.

“Kjo praktikë anti-evropiane, që nënkupton logjikë antidemokratike, kjo veti shkatërruese dhe papërgjegjësi totale e disa udhëheqësve shtetëror të Kosovës, siç ishte tentimi për zhbërjen e ligjit për Gjykatën Speciale (2018) si dhe loja djallëzore këto ditë me 4000 dosjet e dëshmitarëve, ose duhet të ndryshojë urgjentisht, ose shteti dhe pavarësia e Kosovës do shkojnë drejt zhbërjes së tyre, pasojat e të cilës do jenë katastrofale për gjithë kombin..!?”, ka përfunduar Elezaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat