Asociacioni nuk po vdes!

Politika

Asociacioni nuk po vdes!

Malvina Sadiku Nga Malvina Sadiku Më 20 shtator 2020 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është kthyer sërish në skenën politike të Kosovës, pothuajse pas një dekade.

Ditë më parë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka quajtur të rrezikshëm dialogun me Serbinë për çështje të krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe . Për Thaçin, bisedimet për këto çështje janë agjendë e Serbisë dhe se kjo çështje është e para një dekade.

Sipas Thaçit, parlamenti i Kosovës duhet të jetë shumë i vëmendshëm dhe se marrëveshjet e nisura në Uashington duhet të përfundojnë atje me marrëveshjen finale.

Këto komente Thaçi i ka bërë pas përfundimit të ceremonisë së festimit të vitit të ri hebraik ku kryerabini i Shqipërisë ,Yoel Kaplan bëri të ditur se këmbimi i letrave për njohjen reciproke ndërmjet Izraelit dhe Kosovës do të ndodh pas nënshkrimit të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara dhe Bahreinin.

Analistët politik thonë se kjo marrëveshje ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe se kjo është dëshmuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se ky vendim duhet të respektohet.

Smaka: Asociacioni jokushtetues

Image
Riza Smaka

Eksperti i së drejtës kushtetuese Riza Smaka, në një prononcim për Bota Sot për këtë çështje tha se kjo marrëveshje është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit tonë. Ndër tjera ai thotë se kjo është dëshmuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese por që askush nuk dha përgjegjësi për këto shkelje.

“Marrëveshja për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë e përafruar dhe fuqishëm e sponsoruar nga z. Ise Mustafa ishte në kolizion me Kushtetutën e vendit tonë . Edhe pse Gjykata Kushtetuse ka konkluduar një dyzinë të shkeljeve të Kushtetutes në atë marrëveshje, askush nuk ka dhënë përgjegjësi morale,politike as juridike! Kjo ndodhë vetëm në vendin tonë”- tha ai.

Ndër tjera ai thotë se tani pala serbe trumpeton pro zbatimit të asajë marrëveshje, mirëpo që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuse nuk ka qenë e ratifikuar dhe se nuk ka fuqi juridike dhe se nuk do mund të implementohet pasi që prakitikisht kjo marrëveshje është inekzistente.

“Tanimë pala serbe trumpeton pro zbatimit të asaj marrëveshje, ajo marrëveshje pas abrrogimit nga Gjykata Kushtetuse, nuk ka qenë ratifikuar pra nuk ka pasë fituar fuqi juridike pra nuk do të mund të implementohej dot nga se është juridikisht inekzistente”- u shpreh Smaka.

Sipas tij opozita duhet ti shfrytëzoi këto postulate gjatë kundërshtimit.

Smaka thotë se Kosova nuk është definuar shtet kompleks por shtet unitar dhe se Kushtetuta jonë nuk lejon aplikim e kësaj marrëveshja dhe se për këtë do duhej të amendetohej Kushtetuta , e kjo do ishte zgjedhja më e keqe e mundshme pasi që me këtë Kosova do shndërrohej në shtete kompleks të përbërë.

“Kosova nuk është definuar shtet kompleks por shtet unitar. Sipas Kushtetutës tonë nuk lejohet formimi i Marrëveshjes në fjale pasi që me të Kosova nga shteti unitar do të shndërrohej në shtet kompleks, të përbërë, që do të ishte zgjidhje me e keqe e mundshme për vendin tonë”-shprehet ai.

Eksperti i së drejtës kushtetuese thotë se me formimin e këtij asosacioni Kosova do të shndërrohej në shtet federative madje të decentralizuar dhe jofunksional të ngjashëm me Bosnjën aktuale, pasi që kjo marrëveshje është në kundërshtim me rendin e saj juridik.

“Aq me keq kur pala serbe pretendon formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë me jurisdisdiksion ekzekutiv e cila po të themelohej në Kosove në kundërshtim me rendin juridik të saj do ta shndërronte në shtet federativ madje të decentralizuar dhe disfunksional të ngjashëm me Bosjën aktuale”-thekson Smaka.

Ai thotë së opozita por edhe pozita parlamentare e RK-së, nuk do duhej të votonin për ratifikim e kësaj marrëveshje pasi që në Kosovë nuk mund të ketë asosacion të tillë pasi që Kosova ëhstë shtet civil-qytetar.

“Jo vetëm opozita por edhe pozita parlamentare e RK-se ,kurrsesi nuk do të duhej të votonin për ratifikim të Marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosove të cilat pala serbe i quan edhe më provokativisht " Asociacioni i komunave serbe në Kosovë", në Kosovë nuk mund të ketë Asociacion nacional të tillë nga se Kosova, sipas Kushtetute se vet eshte shtet civil- qytetar – vazhdon tutje Smaka.

Ndër tjera ai thotë se kryeministri Hoiti do duhej të konsultohej me konstitucionalistët para parafrimit të dokumenteve me karakter juridik.

“Ndaj do të duhej që kryeministri Hoti pos vigjilencës të konsultohej me konstitucionalistë para parafimit të dokumenteve të karakterit juridik e vecanërisht konstitucionalist çfarë është rasti konkret”-përfundon ai.

Burjani: S’ka presion për këtë marrëveshje

Image
Blerim Burjani

Ndërsa analisti politik Blerim Burjani thotë se kjo temë është e qartë në pajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se opozita duhet të veproi në përputhje me këtë vendim.

“Kjo temë është e qartë, në pajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese duhet te veprohet, opozita është e qartë që e kundërshton themelimin e këtij asosacioni”-u shpreh ai.

Ndër tjera ai thotë se nuk ka ndonjë presion të madh ndërkombëtar për ta zbatuar këtë marrëveshje dhe se tani duhet pritur raundi i dytë i Washingtonit dhe se nuk ka nevojë për tensionime ndërmjet partive në Kosovë.

“Ende nuk ka ndonjë presion të madh ndërkombëtar për ta zbatuar këtë marrëveshje, tash duhet të pritet raundi i dytë i Washingtonit për dialog ku duhet të trajtohet normalizimi i raporteve politike, deri atëherë nuk ka nevojë të ketë tensionime ndërmjet partive në Kosovë”- tha Burjani.

Ai thotë së PDK nuk ka ndonjë qëndrim përpos atij që ka nxjerr gjykata dhe se opozita nuk është e bashkuar për të vepruar prandaj kjo varet nga presion që mund të bëhet në të ardhmen.

“PDK nuk ka ndonjë qëndrim përveç asaj më herët që ka nxjerr gjykata, opozita nuk është e bashkuar me qëllime për të vepruar, andaj kjo varet nga presioni që mund të bëhet në të ardhmen- tha ai.

Propozimi i asociacionit erdhi si rezultat i marrëveshjes së Brukselit e nënshkruar nga qeveria e Kosovës dhe Serbisë. Asociacioni pritej të krijohej zyrtarisht brenda kuadrit ligjor të Kosovës në vitin 2015, por po shtyhet pafundësisht për konfliktet rreth shkallës së kompetencave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat