Përplasja VV-LDK në Kuvend drejt eskalimit, juristi jep propozimin: Kjo është zgjidhja e vetme

Politika

Përplasja VV-LDK në Kuvend drejt eskalimit, juristi jep propozimin: Kjo është zgjidhja e vetme

Nga: N. H Më: 20 shtator 2020 Në ora: 14:30
Rexhep Selimi dhe Agim Veliu

Përplasjet dhe gjuha e rëndë nuk po ndalet assesi në Kuvendin e Kosovës. Një gjë e tillë e pa edhe në seancën e të premtes, kur u zhvillua një përplasje e ashpër në mes ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu, dhe deputetit të VV-së, Rexhep Selimi.

Lidhur me përplasjet dhe gjuhën e përdorur në Kuvend, për gazetën “Bota sot”, ka folur njohësi i fushës.

Juristi dhe njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se gjuha në Parlamentin e Kosovës sa po shkon e po bëhet më e rëndë.

Burjani propozon që të mos ketë pagesa të rregullta për deputetët, por të ketë ndëshkim në rast të sharjeve apo fyerjeve të ndryshme që bëhen në Kuvendin e Kosovës.

Image
Blerim Burjani

“Lufta politike po vjen duke u ashpërsuar edhe pse kjo legjislaturë nuk e po e kryen punën e saj, ka ngecur shumë dhe nuk po ka kuorum për të punuar, që të jetë më produktive me ligje. Agjenda po stagnon përderisa nga ana tjetër deputetët nuk po tregohen efikas në ardhje nëpër seanca për këtë arsye duhet menduar për ndryshim te pjesa normative rreth ardhjes së tyre në seanca, e jo të jetë një herë në 6 muaj, por ardhja dhe paga të kushtëzohen me seanca. Pra, pagesë të rregullt nuk duhet të ketë në Kuvend për deputetët, por vetëm përmes seancave, se deputetët si nuk po bëhen ministra, pastaj po e neglizhojnë punën e Kuvendit dhe po e humbin interesimin për të marr pjesë në punime të Kuvendit”, ka thënë juristi Burjani.

Sipas juristit, në asnjë rast nuk duhet të tolerohet gjithçka dhe kuvendi të shndërrohet në fyerje e sharje të pabaza dhe të nënçmohet dinjiteti i deputetit apo cilido funksionar që shkon në Kuvend për të raportuar.

“Gjuha politike duhet të jetë e matur për të respektuar parlamentarizmin, fjalën e lirë, të ndalet gjuha e urrejtjes dhe konfliktit si dhe masat duhet të ashpërsohen ato të rregullores së punës së Kuvendit për deputet. Për fyerje dhe sharje duhet të ndëshkim me pjesëmarrje në Kuvend. Nuk duhet të tolerohet gjithçka dhe kuvendi të shndërrohet në fyerje e sharje të pabaza dhe të nënçmohet dinjiteti i deputetit apo cilido funksionar që shkon në Kuvend për të raportuar”, ka thënë ai.

Burjani flet edhe për zgjedhjet e reja, për të cilat thotë se nuk do të ketë pranverë, për shkak të gjendjes me pandeminë.

“Kjo legjislaturë është e përkohshme dhe të shpresojmë se deri në pranverë nuk do te këtë zgjedhje për shkak pandemisë, dhe sezonit të dimrit, për zgjedhje siç po shihet me këto parti aktuale edhe po të ketë zgjedhje janë prapë të njëjta gjithherë pa produktivitet në ndryshim të jetës së qytetarëve. Zhvatja punësimi partiak dhe familjarë janë të pandalshme me këto parti aktuale të parlamentit”, ka thënë në fund juristi Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat