Ky është sinjali amerikan pas vizitës së Grenellit në Kosovë

Politika

Ky është sinjali amerikan pas vizitës së Grenellit në Kosovë

Nga: A.Z Më: 21 shtator 2020 Në ora: 14:41
Richard Grenell

I dërguari i Presidentit Trump, Richard Grenell pritet sot të vizitojë Kosovën në lidhje me marrëveshjen ekonomike të nënshkruar më 4 Shtator në Uashington,në mes Kosovës dhe Serbisë. Ardhjen e tij e ka komentuar edhe njëri nga analistët Leon Duhanaj.

Në një prononcim për "Bota sot" analisti Duhanaj tha se kjo vizitë e shpejt është sinjal i çartë i seriozitetit në çështjet e dialogut e cila duhet të shihet edhe si një përkrahje konkrete për Kosovën, përkatësisht për qeverinë Hoti.

Image
Leon Duhanaj

“Vizita e z. Grenell, shumë shpejt pasi që ndodhi marrëveshja e katër shtatorit, është një sinjal i çartë i seriozitetit të administratës Amerikane përkatësisht administratës së presidentit Trump në çështjet e dialogut. Vizita duhet të shihet si një përkrahje konkrete për Kosovën, përkatësisht për qeverinë Hoti, në implementimin e pikave të marrëveshjes. Njëherësh duhet të kuptohet edhe si sinjal i çartë nga opozita kosovare e sidomos VV e cila për interesa elektorale, nuk ka ngurruar të keqinterpretoj pikat e marrëveshjes”, tha Duhanaj.

Duhanaj, më tej ka thënë se Kosova duhet të shfrytëzoj këtë momentum, në mënyrë që projektet dhe zotimet e administratës Trump të fillojnë sa më parë të implementohen.

“Kosova duhet ta shfrytëzoj ketë momentum dhe të bëj propozimet, përkatësisht parapërgatitjet e duhura rreth implementimit të marrëveshjes, në mënyrë që projektet të fillojnë sa me parë. Duhet shfrytëzuar kohen, në mënyrë që zotimet e administratës Trump të fillojnë sa me parë të implementohen. Kosova duhet t'i shoh këto projekte si shans për t'u shndërruar në një nyje të rëndësishme regjionale dhe me gjerë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat