“Politika u tregua e dëmshme për Kosovën, veçmas në bisedimet maratonike më Serbinë”

Politika

“Politika u tregua e dëmshme për Kosovën, veçmas në bisedimet maratonike më Serbinë”

Nga: D.B. Më: 25 shtator 2020 Në ora: 17:45
Objekti i Qeverisë

Lufta në pushtet me disa përjashtime solli njerëzit pa asnjë përvojë politike. Kjo për faktin se postet e larta që i morën në hierarkinë e shtetit, të tillët i bëri lakmitarë për të mira materiale.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender  Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se Kosova më këta njerëz në vend të përparimit gjeti rrugën e regresit.

Sipas tij, njerëzit e etur për pushtet , keqpërdorën pozitat , keq përdorën votën e sovranit, keqpërdoren paranë publike, keqpërdorën pronat shoqërore.

Image
Skender Mulliqi

“E gjithë kjo rezultojë më keqqeverisje më Kosovën ku vendi u izolua dhe u varfërua. Gjithashtu rinia mbeti duke kërkuar punë, shumë prej tyre zgjodhën rrugën e largimit nga vendi .Klasa politike bëri gabime qysh na hapat e parë, për ti vazhduar ato për 20 vite. Këto gabime u bënë në politikat e brendshme dhe në politikat e jashtme. Nëse gabimet e brendshme na lanë shumë mbrapa ekonomikisht, ato në planin e jashtëm na shkaktuan dëme të mëdha”, ka thënë analisti Mulliqi.

Ai ka thënë se këto politika u treguan të dëmshme për Kosovën, veçmas në bisedimet maratonike më Serbinë.

“E them këtë pasi u pranua gjithçka në tavolinë , pa asnjë analizë dhe pa asnjë kusht. Natyrisht së Evropa por edhe Amerika, pranuan çdo vullnet tonin përmes përfaqësuesve tanë në këto bisedime. U pranua plani i Decentralizimit qe na solli Asociacionin e Komunave më Shumicë Serbe, më disa kompetenca ekzekutive, këtu duke marr parasysh edhe faktin së u pranuan edhe Gjashtë Pikat Famoze të Ban Ki Munit. Pastaj, sikur të këqijat na erdhën zingjirë. Na doli Fusnota e Edita Tahirit për përfaqësimet rajonale të Kosovës , shumë e dëmshme , e cila nuk doli fluskë sapuni. Natyrisht së gabimet shkuan duke u bërë edhe më të rënda ,se prekën edhe statusin politikë, të Kosovës. I erdhi radha e humbjes së territorit të Kosovës më Mal të Zi”, ka thënë Mulliqi.

Sipas tij, të gjitha këto lëshime u bënë nga njerëzit që përfitimet personale mbizotëruan edhe kur bëhet fjalë për temat e interesit shtetëror dhe interesit nacional.

“Shkelëm rëndë në korrupsion , nepotizëm , klentelizem dhe keqpërdorime të tjera. Për dy vite qysh kur u ndërprenë bisedimet më Serbinë , u plasua në opinion plani për shkëmbime territoriale siq e vërtetojë këtë tezë te dëmshme amerikani Bolton, ndërmjet Vuçiqit dhe Thaçit. Ky plan ka mundësi ende të realizohet por jo në formën klasike , por përmes integrimeve rajonale ekonomike. Ne shkuam gjithnjë duke e dobësuar pozicionin tonë më Serbinë për shkak të problemeve të mëdha politike , për shkak të njerëzve të cilat po bartin hipoteka nga e kaluara. Nuk po largohemi për asnjë çast nga krizat institucionale dhe krizat që prodhuan zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale pa reformë shumë të nevojshme zgjedhore”, ka thënë analisti Mulliqi.

Sipas tij, kjo bëri që ngadalë Vuçiq ta fuqizon dhe faktorizon Serbinë në rajon.

“Madje ky shtet gjenocidial ka mundësi të bëhet faktor dominant politike dhe ekonomik pas Marrëveshjes trelaterale të Uashingtonit. Edhe moratoriumi për mos inkuadrim në struktura të ndryshme te BE-se për një vit të Kosovës, më logjiken së Serbia do të ndalë fushatën e çnjohjeje, është shumë e padrejte. Kur kemi udhëheqës të dobët partiak dhe shtetëror , natyrisht së humb terreni edhe në planin gjeostrategjik, siç jemi duke e humbur përkundër që ende po na ndihmojnë miqtë tanë në Evropë dhe Amerika.Me logjika të shekullit të kaluar nuk ka mundësi të ecët përpara. Duhet pranuar së Kosova është futur në rrugë jo të mirë. Nuk patëm shtet, e fituam më gjak pas 90 vitesh okupimi, duke e futur atë në sprovë të madhe”, është shprehur analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat