Eksperti i ekonomisë: Ideja e kryeministrit Hoti nuk ka asgjë të keqe

Politika

Eksperti i ekonomisë: Ideja e kryeministrit Hoti nuk ka asgjë të keqe

Nga: N. H Më: 26 shtator 2020 Në ora: 17:49
Avdullah Hoti

Emisari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shpalosur detaje të negociatave që kulmuan me marrëveshjen e Uashingtonit, duke pretenduar se mospajtimet Kosovë-Serbi rreth Ujmanit kishin të bënin me emrin e Liqenit.

Në një moment gjatë negociatave në mes të dy shteteve, Grenell tregoi se si në tallje kishte propozuar që Ujmani të quhej Liqeni Trump.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh se ka mirëpritur propozimin e Grenellit që Ujmani të quhet Liqeni Trump. Sipas tij Kosova dhe qytetarët e saj do t’u jenë përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rreth kësaj çështje, për gazetën “Bota sot”, ka folur njohësi i çështjeve ekonomike.

Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, konsideron se Kosova edhe me tej nuk është në gjendje të vendos për vetën e saj.

Ai deklaron ky emërtim përkundër që mund të jetë si një ide brilante, në një të ardhme të afërt mund të konsideron edhe si tradhti kombëtare për vendin.

Image
Mustafë Kadriaj

“Në këtë kohë kur kemi turbullira politike në nivel të brendshëm dhe të jashtëm dhe njëherit probleme ekonomike është sfiduese të ketë një qëndrim për faktin që ne si shtet nuk po vendosim ende për vetën tonë, e them këtë për faktin që sa do që mund të ishte një ide brilante për situatën momentale në të ardhmen mund të gjykohet e padrejtë, deri në tradhti kombëtare”, tha eksperti i ekonomisë në vend, Mustafë Kadriaj.

Ai me tej ka japë parashikimin e tij se pse ideja e kryeministrit Hoti nuk ka asgjë të keqe. Njëra prej këtyre, përmend sigurinë që na krijon një gjë e tillë.

“Ideja nga kryeministri Hoti që liqeni i Ujmanit t’i vendoset mbiemri i presidentit Trump në parim nuk ka asgjë të keqe për dy arsye. Së pari presidenti Trump ishte nikoqiri dhe nënshkruesi i një marrëveshje që për ne si Kosovë krijon siguri përkundër pakënaqësive që mund t’i kemi por në raport me marrëveshjet paraprake ku Bashkimi Evropian ishte ndërmjetësues nuk janë zbatuar pothuajse fare nga pala serbe dhe arsye e dytë vendosja e mbiemrit Trump krijon një siguri për liqenin e kontestuar”, ka thënë njohësi i ekonomisë.

Krejt në fund, Kadriaj shpjegon se mbiemri Trump në ekonomi tingëllon ndërrim malli, përderisa eksperti edhe paraqet një dozë frike rreth kësaj çështje.

“Por nëse do donim të relaksonim këtë ide të kryeministrit Avdullaj Hoti duhet t’i kujtojmë kryeministrit se mbiemri Trump në ekonomi tingëllon ndërrim malli. Kam frik që po bëhet liqeni Ujmanit pasuri për ndërrim apo Trump, që në këtë rast do ishte humbje për ne si shtet”, tha në fund ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat