Reagon profesori nga Amerika ndaj Speciales, përmend detaje se si erdhi deri tek themelimi i saj

Politika

Reagon profesori nga Amerika ndaj Speciales, përmend detaje se si erdhi deri tek themelimi i saj

Nga: M.H Më: 27 shtator 2020 Në ora: 15:54
Gjykata Speciale

Arrestimi i pjesëtarëve të UÇK-së, nga Specialja ngjalli reagime të mëdha duke e parë të frikshme mënyren e arrestimit të Gucatit dhe Haradinajt. Ajo mënyrë iu kujtoi shumë kujt arrestimet nga policia serbe e që nuk ishte aspak e domosdoshme të arrestoheshin në atë mënyrë.

Gucati dhe Haradinaj u arrestuan për shkak të publikimit të dosjeve të cilat u lanë në zyret e tyre nga persona të paidentifikuar, me këtë rast edhe Specialja I arrestoi duke I lënë ende në paraburgim.

Në lidhje me këtë temë, opinonisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj për “Bota sot”, u shpreh që do të duhej të fillonte “lufta”, me atë që ka krijuar këtë Speciale për tu përballur me të vërtetat dhe jo të ketë arrestime të pjesëtarëve të UÇK-së.

Image
Binak Maxharraj

“Gjykata Speciale e ka zanafillen te dosja voluminoze e Dikë Martit të hartuar në bazë të dosjëve të Prokurorisë se Serbisë me skenar të shtetit Serb në krye me Aleksandër Vuçiq. Të dhënat e asaj dosjeje qarkulluan për do kohë në media dhe portale, ku ishin apostrofuar shumë figura të njohura të luftës dhe të pas luftës si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti e shumë të tjerë. Por në vendë se të niset "lufta" më Dik Martin që në fillim për tu përballur më të vërtetën të përfolurit në atë dosje përfunduar krejt puna përfundoi më një konstatim të Thaçit se do ta padis Dik Martin. Pse nuk ndodhi kjo e din vetëm Thaçi. Dhe kjo dosje vazhdoi rrugëtimin e vetë, kuptohet më shtytjën e aparatit shtetëror të Serbisë.Dhe epilogu mori fund në Këshillin e Evropës për themelimin e një gjykate nën juridiksionin e Kosovës më seli në Hagë.Kjo ndodhi në Kosovë për arsye se drejtësia ishte e kapur nga vetë ata qe apostofiheshin në ate dosje se gjaja kanë bërë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe se ishte e pamundur që dikush të dënohet”, u shpreh Maxharraj.

Më tej, profesori shprehët që kjo Gjykatë u formua me insistimin e Thaçit dhe presionit ndaj deputetëve për të miratuar këtë Gjykatë. Profesori përmend që Thaçi edhe ka dhënë poste parlamenti vetëm për ta vëë në shënjestër UÇK-në për krime e jo për luftë briliante.

“Por,gjithsesi Gjykata Speciale u formu dhe kjo është Gjykatë Speciale e Kosovës që do të vepronte më ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Lidhur më këtë duhej të merrej edhe vendimi në Parlamentin e Kosovës.Pati reagime lidhur më këte,por PDK dhe LDK më përjashtim të disa deputetëve dhe më insistimin në veçanti të Hashim Thaçit i cili bëri presion të deputete bile edhe duke ju dhënë poste Parlamenti e miratoi themelimin e kësaj gjykate,e cila nuk e ka në shenjestër luftën brilante, heroike të UÇK,por vetëm këqpërdoruesit në emer të luftes të cilët dyshohet se bënë krime”, përfundoi opinonisti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat