Mulliqi: Shteti i Kosovës ndërtohet dhe mbahet vetëm kur punohet ndershmërisht

Politika

Mulliqi: Shteti i Kosovës ndërtohet dhe mbahet vetëm kur punohet ndershmërisht

Nga: D.B. Më: 28 shtator 2020 Në ora: 16:46
Foto Ilustrim

Për këto 21 vite të shtegtimit në liri, në Kosovë ndodhën shumë gjëra jo të mira, madje harruan edhe fitoren historike kundër Serbisë gjenocidiale. Nuk na erdhën ndryshimet e pritura shoqërore, pos ndryshimeve të pushteteve.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se nndryshimin e sistemit socialist të një regjimi të huaj e pushtues, e bëmë më luftë së bashku më miqtë tanë evropianë dhe Amerikën mike.

Sipas tij, për të parën herë në histori na u dha rasti që të drejtojmë shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan.

Image
Skender Mulliqi

“Kosova ka mundësi të jetë shumë më ndryshe në sistemin shumë partiakë pluralist, më zgjedhje nga vota e lirë e qytetarëve. Nuk është e drejtë e as morale, të kritikojmë pushtetet nëse nuk kemi argumente, por që këto argumente po flasin për gjendje të rëndë ekonomike -sociale, argumentet po flasin së vendi ka mbetur i izoluar nga bota demokratike, ka mbetur vendi më i varfër në Evropë. Për gjithçka në këtë botë ekziston peshorja. Po mos të ishte peshorja edhe shteti nuk do të kishte kuptim. Neve do të na nevojiten edhe 21 vite të tjera për ti riparuar gabimet e bëra. Liria duhet të preket, e jo të mbetet iluzion në kokat dhe mendjet tona. Fitues është ai popull që ndërton shtet demokratik dhe shtet ligjor të barabartë për të gjithë. Shkolla politike e tipit komunist shumë ka zgjatur për shqiptarët. Kjo shkollë nuk i nevojitet askujt .Ende nuk është arritur fitorja mbi diktaturën, edhe pse jemi në demokraci. Madje këto forca të cilat synim e kanë mbrojtjen e vetvetes nga çdo rrezik i paraqitur, seriozisht janë duke e rrezikuar sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Koha po kalon e ne kemi mbetur duke pritur zgjedhjet të na zgjedhin problemet .Kështu duke pritur kaluan shumë vite pa bërë gjë”, ka thënë Mulliqi.

Ai konsideron se shteti ndërtohet dhe mbahet kur punohet ndershmërisht, kur nuk ka hajni, kur korrupsioni dhe krimi janë në suaza të normalitetit.

“Vendit i duhet një kthese radikale që situata politike dhe rrjedhat ekonomike të kthehen për së mbari. Mos puna e klasës politike sidomos në ndërtimin jo aq sa duhet të shtetit të së drejtës është duke na kushtuar shumë .Nuk funksionojë mirë shteti ligjor, dhe na erdhe puna që të na formojnë shumë padrejtësisht edhe Gjykatën Speciale, vetëm për Kosovën nga shtetet e dala nga ish-Jugosllavia. Kosova i kishte mundësitë që vetë ta formon gjykatën për krimet e supozuara të luftës. Po të kishte funksionuar më mirë shteti , shumë jam i bindur së tash nuk do të ishim ndeshur kaq ashpër më Gjykatën Speciale”, ka thënë analisti Mulliqi.

Sipas tij, sikur kjo gjykatë po del jashtë kornizave ligjore për çka është formuar.

“Gjykata është formuar në bazë të raportit tendencioz të zviceranit, Dick Martit. Në bazë të këtij raporti UÇK-ja akuzohet shumë pa të drejtë për transplantim të organeve njerëzore, për të cilën punë anti-humane nevojiten kushtet dhe rrethanat e posaçme, e dihet së UÇK-ja nuk i ka pasur kushtet, dhe as që shqiptarët kanë pasur këso pretendime. Transplantime të organeve njerëzore kanë bërë serbët, të cilët më mijëra kufoma , por edhe shqiptarë të zënë pengë i kanë dërguar në Serbi. Për çudi as TPI-ja e Hagës dhe as ndërkombëtaret asnjë herë, nuk ngritën akuza kundër Serbisë për gjenocid , dhe as për transplantim organesh. Mos të flasim për strukturat më të larta të shtetit të Kosovës , të cilët si mos të kishin ekzistuar fare, nuk i zunë në gojë dhe nuk deponuan material pranë TPI-së në Hagë. Nuk e ngritën zërin së janë bërë transplantime mbi bashkëvendësit e tyre shqiptarë”, ka thënë Mulliqi.

Sipas tij, bota demokratike po tregohet shumë e padrejtë kur po e barazon viktimën më xhelatin.

“Shqiptaret mbrojtën pragun e shtëpisë, mbrojtën dinjitetin e nëpërkëmbur më decenie nga armiku shekullor serb. A mos vallë shqiptarët paskëshin qenë dashur të bëhen "Tabelë për qitje" të forcave ushtarake dhe paramilitare serbe, të cilët vranë masakruan, dhunuan, zhvendosen më mijëra njerëz të pafajshëm? Tabloja e pushtimit të zyrave të veteraneve të UÇK-së në Prishtinë , nga policia e EULEX-it, shumë kishte ngjashmëri, më kohën kur Millosheviqi kishte pushtuar edhe televizionin në vitin 1998. EULEX-it nuk i duhen spektaklet e tilla, pasi kësaj nuk i thonë qasje konstruktive karshi detyrës. Nëse dikush akuzohet për krime, ka mënyra ligjore të arrestimeve, e jo të na servohen shfaqje të tilla shumë rifituese për publikun.Shoqata e Veteranëve te Luftës është institucion shtetëror i Kosovës , dhe një ndërhyrje e tillë është përligjjeje e shtetësisë të Kosovës. Ky popull nuk e ka merituar të jetojë keq, dhe më frikën e humbjes të sovranitetit të Kosovës.Por nuk e ka merituar, as të bëhet vend i eksperimenteve, nga faktori ndërkombëtar”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat