Haxhiu tha se VV nuk mund t’i fitojë mbi 33% të votave, vjen kundërpërgjigja nga Vetëvendosja, tregojnë sondazhin e fundit

Politika

Haxhiu tha se VV nuk mund t’i fitojë mbi 33% të votave, vjen kundërpërgjigja nga Vetëvendosja, tregojnë sondazhin e fundit

Nga: D.RR Më: 29 shtator 2020 Në ora: 11:24
Albin Kurti dhe Baton Haxhiu

Baton Haxhiu u shpreh i bindur se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit kurrë nuk mund t’i fitojë 50 % të votave.

“Vetëvendosje kurrë nuk mundet me i mbërri 50 për qind të votave. VV nuk mund t’i arrijë më shumë se 33%”, ka thënë Haxhiu.

E lidhur me këtë deklaratë të Haxhiut, për “Bota sot” ka folur një ndër deputetët më aktiv të VV-së, Mefail Bajqinovci.

Teksa thotë se Haxhiu është zëdhënës i Thaçit, ai ka treguar edhe sondazhin e fundit, ku VV-në e nxjerr me 45% të votave.

Image
Mefail Bajqinovci

“Baton Haxhiu është zëdhënës i Thaçit dhe po tenton ta paraqes Vetëvendosjen si parti në rënie. Ai e di fortë mirë që Vetëvendosja ka një rritje drastike në vota, ku ne do i marrim minimum 40% të votave. Në çdo sondazh mesatarisht jemi 42%, ndërsa sondazhi i fundit na ka nxjerrë me 45% të votave”, u shpreh deputeti i VV-së.

Bajqinovci thotë se Haxhiun nuk e marrin seriozisht, ndërsa thekson se Haxhiu ia kishte huqur prognozën për VV-në edhe në zgjedhjet e kaluara.

“Baton Haxhiu ka një urrejtje ndaj Vetëvendosjes dhe e ka luftuar partinë tonë në të gjitha format. Ai ia kishte huqur edhe në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, ndërsa kësaj radhe ia paska huqur edhe më shumë. I pëlqeu apo jo, Vetëvendosje do të jetë partia politike numër 1 në vend, me një distancë të madhe nga partitë tjera. Në fund të fundit, Haxhiun nuk e marrim seriozisht”, tha deputeti Bajqinovci për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat