A po tenton LDK-ja ta rrëmbejë postin e Presidentit përmes PDK-së?

Politika

A po tenton LDK-ja ta rrëmbejë postin e Presidentit përmes PDK-së?

Nga: G.B Më: 29 shtator 2020 Në ora: 21:26
Isa Mustafa dhe Kadri Veseli

Vendosja e më pas heqja e vijave të kuqe nga partitë ndaj njëra tjetrës, është thuajse çdoherë e pranishme në politikën e Kosovës.

E së fundmi, kryetari i LDK-së deklaroi se partia e tij ka hequr vijat e kuqe ndaj PDK-së, ndaj të cilës i kishte vendosur.

Lidhur me këtë, analisti politik, Islam Krasniqi, e cilëson si shaka këtë deklaratë, pasi sipas tij, LDK-së asnjëherë nuk i ka vendosur vija të kuqe PDK-së, pasi Mustafa më shumë i ka raportuar Thaçit se sa partisë së tij.

Image
Islam Krasniqi

"Deklarata e kryetarit të LDK-së se i kemi hequr vijat e kuqe me PDK-në është vetëm një hajgare pasi që asnjëherë me PDK-në s'kanë pasur vija të kuqe sepse z. Mustafa me shumë i ka raportuar Presidentit z. Thaçi se sa partisë së tij", është shprehur ai.

Sipas Krasniqit, LDK shpreson që të ju ik zgjedhjeve, pasi mund të bie shumë poshtë , andaj me këtë deklaratë mendon të afrohet me PDK-në dhe ta rrëmbejë postin e presidentit, për çka nuk i ka votat.

"LDK-ja po shpreson që të ju ik zgjedhjeve pasi që tash i ka hapur dyert e ndarjes, duke ju larguar edhe një pjesë e elektoratit e që në rast se vendi shkon në zgjedhje mund të rrëshqet në renditjen zgjedhore ndoshta edhe më poshtë se partitë e koalicionit, se ka vdekur te elektorati ajo ndjenja e sharjes së SHIK-ut dhe PDK-së në fushata zgjedhore e pas zgjedhjeve duke ju futur nën ombrellë. Andaj deklarata e tij u bë për tu përafruar me PDK-në për tu munduar ta rrëmbejë postin e presidentit sepse me koalicionin aktual që është nuk mund as kuorum të bëjnë në Kuvend, e mos të flasim për zgjedhjen e presidentit", ka deklaruar Islam Krasniqi për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat