Po ju vjen fundi “Komandantëve të Rognerit”

Politika

Po ju vjen fundi “Komandantëve të Rognerit”

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 30 shtator 2020 Në ora: 19:30
Foto ilustrim: Xhavit Haliti dhe Hashim Thaçi

Tanimë që Gjykata Speciale po ua sjell lakun, duket se fundi për ta po vjen. Për kë tjetër të jetë fjala, përveç për “Komandantët e Rognerit”.

Me këtë epitet njihen ata që në të vërtete nuk kanë marr pjesë farë në luftë, mirëpo kanë përfituar në emër të saj. Gjatë kohës së luftës kanë qëndruar në hotel Rogneri në Tiranë, nga aty përgatiten planins e si të gllabëronin Kosovën, pas çlirimit.

Në këtë ‘elitë’ të “Komandantëve të Rognerit” bëjnë pjesë Hashimi, Kadriu, Xhavit Haliti dhe shumë si ta që nga asgjëja u bën milionerë.

Janë po të njëjtët njerëz që akuzohen edhe në raportin e inteligjencës amerikane të KFOR-it në 2004 si pjesë e atyre që përgatitën dhe bën vrasjet e pasluftës.

Për këtë m së shpejti edhe do të përgjigjen në Gjykatën Speciale. 22 vjet hajni, vjedhje, manipulime, intriga, mashtrime e çka jo, vetëm për të mbajtur pushtetin, për famë dhe pasuri.

Disa menduan se ia hodhën, më kurrë s’do të përgjigjen për veprimet e tyre, mirëpo gabuan, gjaku nuk humbet kurrë, kështu kanë thënë gjithnjë. Ata fëmijë që sot vajtojnë për babin e tyre, vetëm pse nuk ishte pjesë e atyre që shtetin e shihnin si plaçkë, duan drejtësi.

Nuk guxon askush të fshihet pas luftës, derisa edhe vet nuk kanë qenë pjesë e saj. Lufta behët në istikamet, jo në hotele duke bëre qejfe, dhe plane se kush çka do të merrte etj. Tanimë që drejtësia po vjen, përdorin me paturpësinë më të madhe të mbrohen pas luftës çlirimtare, pas atyre heronjve të vërtet që dhanë jetën në beteja, ata nuk qëndruan në hotele, ata nuk bën plane kë të vrisnin pas luftës, nuk menduan për pasuri, menduan vetëm për atdhe.

Edhe kur të arrestohen as qytetarët më s’do të dalin me protestua, e kanë kuptuar kush janë. Fundi për “Komandantët e Rognerit” po vjen.

Do të ndahet shapi prej sheqerit, heronjtë e vërtet do të nderohen përgjithmonë, ata që u munduan të përfitonin mbi gjakun e tyre do të mbesin në anën e zezë të turpit të historisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat