Paralajmërohet fundi i “komandantëve”, a do të ketë trazira pas arrestimit të tyre nga Specialja?

Politika

Paralajmërohet fundi i “komandantëve”, a do të ketë trazira pas arrestimit të tyre nga Specialja?

Nga: N.Sh Më: 30 shtator 2020 Në ora: 20:30
Policia e Gjykatës Speciale gjatë arrestimit të Nasim Haradinajt

Fundi i komandantëve të Rognerit është afër. Kështu po paralajmëron analisti politik, Faton Mehmeti.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se, arrestimi i komandantëve të Rognerit, nëse do të kishte ndodhur para disa viteve natyrisht se do të kishte reagim të madh, mirëpo tani e gjërat kanë ndryshuar.

“Kanë ndryshuar në sensin që qytetarët janë të lodhur më hajnin e tyre, si dhe kanë kuptuar se kush janë në të vërtetët. Janë të pakët ata militantë që janë në gjendje të trazojnë vendin për disa hajna, të cilët edhe gjatë luftës, edhe pas luftës kanë keqpërdorur luftën e lavdishme për të përvetësuar pasuri”, thotë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, mbështetja për komandantët ka ra.

“Janë këta njerëz që në zgjedhjet e fundit nuk fituan as besimin e qytetarëve, dhe kjo dëshmon se mbështetja për ta është në pikën më të ulët të mundshëm”.

Sipas tij, pikërisht, duke parë edhe këtë fakt, tani është lëshuar edhe Gjykata Speciale në arrestime.

“Kështu që nuk pres të ketë reagim, përveç ndonjë proteste të vogël dhe ca statuseve në Facebook. Fundi i tyre është më i afërt se kurrë”, përfundon Faton Mehmeti.

Gjykata Speciale ka arrestuar deri më tani tre persona në Kosovë.

Nazmi Mustafa, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj tashmë ndodhën në Hagë.

Gjatë ditës së sotme një thirrje ju ka ardhë edhe avokatit Tomë Gashit dhe Faton Klinakut, por që e kanë refuzuar.

Ata mund të arrestohen nga Specialja në ditët në vijim...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat