Flasin nga PDK për “Bota sot”, tregojnë a është arritur marrëveshje me LDK-në për tu futur në Qeveri

Politika

Flasin nga PDK për “Bota sot”, tregojnë a është arritur marrëveshje me LDK-në për tu futur në Qeveri

Nga: G.B Më: 1 tetor 2020 Në ora: 14:51
Isa Mustafa dhe Kadri Veseli

Në media është publikuar lajmi se LDK dhe PDK do të arrijnë marrëveshje javën e ardhshme, që PDK të futet në qeveri.

Madje është thënë se janë ndarë dhe ministritë, si dhe posti i presidentit do t’i takojë PDK-së.

Por një gjë e tillë është mohuar nga  kjo e fundit.

Image
Avni Bytyçi

Zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyçi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se nuk është aspak e vërtetë se është arritur marrëveshje.

Madje, ka thënë se nuk ka pasur diskutime me LDK-në e as nuk ka pasur ftesë nga ana e tyre.

“Nuk është e vërtetë. Nuk kemi diskutuar fare për këtë çështje me LDK-në. Nuk ka pasur takime. Nuk ka pasur ftesë nga LDK. PDK nuk ka kërkuar asnjë post, sepse nuk ka pasur diskutime”, ka thënë Bytyçi për “Bota sot”.

Ai ka mohuar se PDK ka kërkuar postin e presidentit ose të kryeministrit për tu futur në qeveri, pasi nuk ka pasur fare diskutime për këtë.

“Jo nuk e kemi kërkuar asnjë post sepse bisedime nuk ka pasur”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat