Alarmante: Vriten tre dëshmitarë të Gjykatës Speciale

Politika

Alarmante: Vriten tre dëshmitarë të Gjykatës Speciale

Nga: N.Sh Më: 5 tetor 2020 Në ora: 19:55
Gjykata Speciale

Brenda një viti në Kosovë, janë vra tre dëshmitarë të Gjykatës Speciale.

Kështu ka deklaruar një burim i gazetës “Bota sot”, i cili shton se për këta dëshmitar askush nuk e ka ngritur zërin.

Ky burim i gazetës thotë se të tre këta dëshmitarë kanë dëshmuar në Gjykatën Speciale.

“Pas dëshmisë së tyre, janë vrarë këta dëshmitarë. Me siguri i kanë përgjuar ose kanë marrë vesh për dëshmitë e tyre, prandaj edhe janë vra”, thotë burimi i gazetës.

Sipas tij, pas këtyre vrasjeve nuk ka reaguar askush, derisa shton se tash këta OVL-UÇK-ja po bëjnë skena me paraqitjet e tyre në publik.

Ai alarmon se edhe dëshmitarët e tjerë mund të jenë në rrezik të vriten.

Rreziku sipas këtij burimi është shumë i madh pas publikimit të dosjeve që u bënë disa ditë më herët nga OVL-UÇK.

Njëri prej këtyre tre dëshmitarëve të vrarë është inspektori i Komunës së Prishtinës, Nazmi Rrustemi i cili u gjet i vdekur afër Liqenit të Badovcit.

63-vjeçari ishte dëshmitar i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

I njëjti thuhet se ishte intervistuar tre muaj para se të gjindej i vdekur.

Elmaze Rrustemi, gruaja e tij, ka thënë që i ndjeri ishte thirrur në EULEX.

“Ka thanë më kanë thirrë në EULEX edhe u shku, kur erdhë i thashë çka u bo tha sen mirë është puna edhe kurgjo. Mbas mrami qytu në EULEX u kanë”, thotë gruaja e tij.

Por, telashe, i njëjti kishte edhe më parë.

“Kerrin ja kanë djegë para 3 vjete në oborr tashti e morrën krejt”, thotë Elmaze Rrustemi.

E sipas familjarëve, viktima edhe gjatë luftës ishte marrë peng nga UÇK, derisa bashkëshortja kërkon nga organet e rendit që sa më parë të zbardhin këtë rast.

E nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk kanë komentuar në lidhje me rastin në fjalë.

Ndërsa, për dy rastet e tjera, burimi i gazetës nuk ka dhënë shumë detaje, vetëm se ka thënë njëri prej tyre është gjetur i vrarë në malet e Drenicës, pas ardhjes nga diaspora në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat