Paralajmërimi i Listës Serbe për Qeverinë Hoti, profesori tregon se si po detyrohet kryeministri të pajtohet me këto kërkesa

Politika

Paralajmërimi i Listës Serbe për Qeverinë Hoti, profesori tregon se si po detyrohet kryeministri të pajtohet me këto kërkesa

Nga: A.SH Më: 14 tetor 2020 Në ora: 21:30
Qeveria Hoti

Një ditë më parë përfaqësuesit serbë kanë thënë se do të largohen nga Qeveria, nëse Kosova nuk e formon Asociacionin e komunave me shumicë serbe sipas marrëveshjes së Brukselit.

E, analisti politik, Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, është normale se grup politik i serbëve nuk ka hyrë në këtë qeveri për t'ua plotësuar dëshirat politike Isa Mustafës e Avdullah Hotit, por për të plotësuar qëllimet e tyre politike serbe.

“Pasi kushti kryesor për formimin e qeverisë së Hotit, pas rrëzimit të Albin Kurtit, ishte, se, pa Listën Serbe e pa Rakiqin LDK-ja nuk do mundej të bënte qeveri, e normale se ky grup politik i serbëve nuk ka hyrë në këtë qeveri për t'ua plotësuar dëshirat politike Isa Mustafës e Avdullah Hotit, por për të plotësuar qëllimet e tyre politike serbe, e qëllimi kryesor politik i Rakiqit e Listës Serbe është që të gjitha enklavalat serbe në Kosovë të bashkohen në Asociacione të Komunave serbe që e ka kuptimin e qytet-shteteve serbe në Kosovë”, ka thënë Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

 

Sipas tij, kërkesa e Listës serbe e detyron Hotin të veprojë në dy mënyra ose të pajtohen me këto kërkesa politike serbe, ose kjo qeveri në krye me Hotin të japin dorëheqje të parevokueshme

“Këto kërkesa serbe për Asociacionet e qyteteve serbe e detyrojnë qeverinë e Hotit të veprojë në dy mënyra, ose të pajtohen me këto kërkesa politike serbe, ose kjo qeveri në krye me Hotin të japin dorëheqje të parevokueshme. Më shumë besojmë në kërkesat e asociacioneve serbe sesa në dorëheqjen e Hotit. Hoti më shumë do ta ketë guximin e Asociacioneve serbe sesa guximin e dorëheqjes së tij”, përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat