Ja pse Franca po bllokon vizat për Kosovën

Politika

Ja pse Franca po bllokon vizat për Kosovën

Nga: A.Z Më: 15 tetor 2020 Në ora: 14:08
Foto Ilustrim

Pavarësisht konstatimit të para pak ditëve të Komisionit Evropian se Republika e Kosovës i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave, brenda shteteve anëtare të Bashkimit Evropian ka rezerva dhe skepticizëm, nëse kosovarëve duhet t’iu hiqet regjimi i vizave. Ky qëndrim lidhet me fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, meqë francezët thonë se pavarësisht lëvizjeve pozitive, ende s’janë prodhuar efekte të prekshme.

Në media është publikuar se qëndrimi i Francës së presidentit Macron është që Kosova ende nuk i ka plotësuar kushtet për të marrë liberalizimin e vizave,sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës (sundimin e ligjit) dhe me luftën kundër krimit dhe aktiviteteve kriminale.

Analisti politik, Leon Duhanaj në një prononcim për “Bota sot”, çështjen e liberalizimit të vizave nuk e sheh si diçka që ka të bëjë me kriteret e as me obligimet e Kosovës. Sipas Duhanaj, Franca ka interesa politike në procesin e dialogut duke e mbajtur peng liberalizimin që ta përdor në ndonjë moment kyç në dialog.

Për mendimin tim, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk ka aspak të bëjë me kriteret e as me obligimet e Kosovës. Franca ka interesa politike ne procesin e dialogut dhe e mbanë peng liberalizimin në mënyrë që ta përdorë në ndonjë moment kyç në dialog. Një tjetër aspekt qëndron aty se në Francë opozita është shumë e madhe dhe përfaqëson ekstremin e djathtë gjë që imazhet e azilkërkuesve me herët qoftë nga Shqipëria apo edhe regjioni në përgjithësi, kanë qenë shumica me kombësi shqiptare, ku përllogaritet se në rast të liberalizimit të vizave frikësohen për ndonjë fluks”, tha Duhanaj

Duhanaj më tej ka shtuar se në këtë aspekt edhe ne nuk jemi pa faj sepse i kemi humbur mundësitë që i kemi pasur duke luftuar me njëri-tjetrin.

Kosova është vend i vogël, nuk mund të jetë problem për një kontinent. Edhe ne nuk jemi pa faj në ketë aspekt, sepse përpos që nuk ecim përpara me zbatim të ligjit, i kemi humbur mundësitë që i patëm duke e luftuar njëri-tjetrin për interesa meskine të politikave ditore, me ç'rast e kemi luftuar vetë lirinë e lëvizjes së qytetarëve tanë”, përfundoi Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat