“Serbia duhet dënuar për gjenocid dhe masakrën më të madhe, që bëri pas Luftës së Dytë Botërore”

Politika

“Serbia duhet dënuar për gjenocid dhe masakrën më të madhe, që bëri pas Luftës së Dytë Botërore”

Nga: D.B. Më: 15 tetor 2020 Në ora: 16:18
Foto Ilustrim

Gjykata e Hagës që në fillim dhe  mbarim në krye me Carla Del Pontën, nuk arriti ta bëj detyrën e saj, për çka edhe ishte formuar ashtu si duhet.Kjo për faktin se Serbia nuk u dënua për gjenocid, kur dihet mirë, për masakrën më të madhe që bëri pas luftës së Dytë Botërore, si ajo Srebrenicës ku u vranë , masakruan dhe madje u varrosën për së gjalli mbi 8000 myslimanë të Bosnjës, për ti vazhduar këto maskara kriminelët serbe edhe në Kosovë.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se të tilla masakra ku u vranë më mijëra gra, fëmijë, të moshuar dhe njerëz të pa uniformuar, gjinden sot në çdo cep të Kosovës martire.

Sipas tij, Kroacia kishte bërë padi kundër Serbisë për gjenocid pranë TPI-së, madje kundër padi ndaj Kroacisë kishte bërë edhe Serbia, padi kishte bërë edhe Bosnjë e Haris Silajgjiqit.

Image
Skender Mulliqi

“Fatkeqësisht Kosova kurrë nuk e kishte pa të arsyeshme të deponon një padi të tillë , e as të ngre padi për dëme të luftës , e as nuk kërkojë deri më sot suksesin që i takon. Klasa jonë politike kishte një dështim total në këtë drejtim, që do të jetë e pafalshme historikisht. Edhe nëse paditë e tilla do të refuzoheshin nga Tribunali për Krime të Luftës, ka pasur shumë rëndësi të mbesin të deponuara. Kjo jo vetëm që ishte lëshim , por është mos përgjegjësi e madhe e njerëzve tanë të politikës, të cilët bartin shumë mëkate mbi supe për mos shtet ndërtim dhe mirëqenie të duhur karshi qytetarëve të vendit”, ka thënë analisti politik Mulliqi.

Ai konsideron se Kosova ka material më bollëk për të vrarët, për shumë gra dhe vajza tona të dhunuara, për të pagjeturit tanë në 16 varreza te reja masive në Serbi, siç e tha edhe Nenad Çanak, që të padisë Serbinë për gjenocid, që e kishin faktuar KMLDNJ-të e të gjitha qyteteve të Kosovës.

“Ky material ekziston edhe sot e kësaj ditë i pashfrytëzuar edhe për botime të ndryshime , dhe i gatshëm edhe pse më vonës , të paditët Serbia. Njerëzit tanë duke u lëshuar pas keqpërdorimeve të cilat Kosovën e varfëruan dhe e lanë të izoluar nga bota e civilizuar , nuk krijuan si duhet shtet ligjor, dhe as nuk e formuan ndonjë gjykatë vendore për supozime të krimeve të luftës. E sollën punën keq duke lejuar që bashkësia ndërkombëtare pa drejtësisht të na formon Gjykatën Speciale. Madje, aq më keq kur gjykata u formua mbi bazat e paqena së gjoja UÇK-ja na paskësha bërë transplantime të organeve njerëzore, në bazë të Raportit të Dick Martit”, ka thënë analisti Mulliqi.

Sipas tij, transplantime të organeve kanë bërë serbët më kod gjenetik të prishur dhe kurrë diçka të tillë nuk e kanë bërë dhe as që e bëjnë shqiptarët.

“Është padrejtësi e madhe që vetëm për Kosovën të këtë Gjykatë Speciale , e kriminelet serbë edhe sot e gjithë ditën shëtisin lirshëm, madje shumë prej tyre janë edhe në krye të shëtit serb dhe në institucione të ndryshme .Këtyre ditëve Natasha Kandiq ,bëri apel që krahas Gjykatës Speciale të formohet një gjykatë për kriminelët serbë të luftës në Kosovë. E pafalshme është së si institucionet tona shtetërore kaq shumë po heshtin dhe nuk po paraqesin ide të tilla si Kandiq. Këta nuk e di së çka është vërtetë puna e tyre”, ka thënë Mulliqi.

Ai pohon se krimet kurrë nuk vjetrohen, dhe nuk është vonë që të merren nisma, që kriminelet e Serbisë të marrin dënimin e merituar.

“Vetëm kur dënohet edhe krimineli i fundit serb i luftës , mund të flasim për drejtësi të mirëfilltë. Dhe, nuk do të ishte dashur të bëhet asnjë negociatë më Serbinë pa u zgjedhe këto probleme. Bota sikur po i përsërite gabimet nga e kaluara ndaj shqiptarëve, duke e barazuar viktimën më xhelatin. Djemtë dhe vajzat tona mbrojtën vendin e tyre, nga agresori serbomadh, mbrojtën qenien dhe dinjitetin tonë të nëpërkëmbur më dekada nga Serbia fashite e Millosheviçit. Të faktorizohet kaq shumë një Serbi e pa reformuar e një njeriu të afërt më Millosheviqin , siç është Vuqiç, është padrejtësi e madhe karshi shqiptarëve të cilët kurrë nuk ishin agresor dhe si populli me pro Perëndimor. Koncesioneve politike karshi Serbisë në bisedime dhe caktimit të agjendave politike nga ana e Vuqiçit, ka ardhur koha të ndalohen ,së përndryshe nuk na mbetet asgjë ,veç nënshkrimit të kapitullimit tonë në fund të këtyre bisedimeve”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat