Elita politike të heshtë ndaj zgjedhjeve në Amerikë, ky është mesazhi i profesorit

Politika

Elita politike të heshtë ndaj zgjedhjeve në Amerikë, ky është mesazhi i profesorit

Nga: A.Morina Më: 19 tetor 2020 Në ora: 21:20
Joe Biden dhe Donald Trump

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në nëntor të këtij viti pritet të i mbajnë zgjedhjet presidenciale, ku presidenti aktual, Donald Trump do të përballet me kandidatin demokrat, Joe Biden.

Para disa ditëve, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka ftuar shqiptarët që jetojnë në SHBA që të votojnë kandidatin demokrat, Joe Biden. Kjo deklaratë e ish-kryeministrit Albin Kurti, nxiti debate në vend.

Njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” tha se Kosova nuk duhet të mbajë anë, pasi sipas tij Kosova është fëmija i vogël i ShBA-së.

Image
Sulejman Mehazi

“Dihet qartë se Republika e Kosovës ka lindur e është duke u rritur, forcuar e bërë e mëvetësishme nga SHBA-ja e nga askush tjetër. Kosova është fëmija më i vogël i SHBA-së dhe e askujt tjetër”, deklaroi profesori.

Mehazi thotë se politika e amerikanëve nuk është ciklike dhe se pozicionet e politikanëve të Kosovës janë të kota. Ai shtoi se pavarësisht cili fiton Biden ose Trump nuk do të ndikonte në prishjen e marrëdhënieve Kosovë-ShBA.

“Politika e amerikanëve nuk është ciklike njëherë në përkrahje të një shtetit e herën tjetër në përkrahje të shtetit tjetër, njëherë në përkrahje të Kosovës e pastaj në përkrahje të Serbisë, politika projektuese gjeostrategjike amerikane është qindvjeçare e jo katër apo pesë vjeçare. Prandaj të kota janë pozicionet e politikanëve të Kosovës ndaj njërit apo ndaj tjetrit kanditat për president të SHBA-së. Cili të fitonte, o Joe Biden, o Donald Trump, nuk do ndikonte në prishjen e marrëdhënieve të mira me Kosovën”, u shpreh Mehazi.

Në fund profesori tha se cilido kandidat të i fitojë zgjedhjet, Kosova është e detyruar ta përkrah atë, pasi vendi ynë është krijuar nga gjiri i ShBA-së.

“Republika e Kosovës në strategjinë gjeoprojektuese amerikanë në shtetet ballkanike është primare e kyçe, më ndikuese amerikane. Elita politike në Kosovë duhet të heshtë e mos të anojnë nga asnjë anë, as nga Biden, as nga Trumup, cili kandidat të fitojë është i detyruar të përkrahë Republikën e vogël të saj të Kosovës për shkak se nga gjiri i SHBA-së u krijua Kosova”, nënvizoi Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat