Shkarkimet nga Hoti, juristi tregon arsyen pse u bënë dhe sqarimet e qeverisë

Politika

Shkarkimet nga Hoti, juristi tregon arsyen pse u bënë dhe sqarimet e qeverisë

Nga: G.B Më: 19 tetor 2020 Në ora: 22:51
Avdullah Hoti

Drejtori i Policisë së Kosovës, drejtori i Doganës dhe Drejtori i ATK-së u shkarkuan javën e kaluar nga kryeministri Avdullah Hoti.

Për këtë pati reagime të shumta, ndërsa që drejtori i shkarkuar i ATK-së, Ilir Murtezaj, tha se në dijeni të Hotit janë bërë favore të bizneseve edhe për miliona euro të pa mbledhura.

Lidhur me këto shkarkime, juristi Blerim Burjani, ka thënë për gazetën "Bota sot" se shkarkimet kanë ndodhur për shkak se kanë qenë ushtrues detyre.

Image
Blerim Burjani

"Së pari këto shkarkime kanë ndodhur për shkak se ishin vetëm ushtrues detyre, sipas rregullit ligjor në fuqi vetëm njëherë 6 muaj mund të ushtrojë detyrën në institucionet civile të shtetit, pra ushtruesit e detyrës nuk mund të ushtrojnë detyrë të njëjtë të punës për një periudhë një vjeçare apo më shumë siç ishte rasti i tyre", është shprehur ai.

Sipas Burjanit, qeveria nuk ka dhënë arsyetime apo sqarime për dy shkarkimet e fundit, për dallim të atij të drejtorit të Policisë.

"Këta dy zyrtarë të shkarkuar, deri më tash nuk ka reaguar qeveria, s'ka asnjë sqarim zyrtar kjo është keq sepse duhet të ketë sqarim nga Kryeministri. E dyta, nuk mund të ketë ndërrim pozitash vetëm për shkak se dikush tjetër i ka emëruar ata më herët në atë post. Pra mungon sqarimi i kryeministrit", ka deklaruar Blerim Burjani për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat