1 ari tokë 1 euro, deputeti i LVV-së, ja pse janë bërë këto privatizime

Politika

1 ari tokë 1 euro, deputeti i LVV-së, ja pse janë bërë këto privatizime

Nga: A.Morina Më: 21 tetor 2020 Në ora: 16:42
Foto Ilustrim

Një nga deklaratat që nxiti debate të mëdha kohëve të fundit në vend, ka qenë ajo e kryesuesit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Blerim Rexhës. Duke u bazuar në deklaratën e Rexhës, në Agjencinë Kosovare të Privatizimit pesë mijë ari tokë të pronës shoqërore janë shitur vetëm nga një euro ari.

Ndër personat që thuhet se përfituan nga këto privatizime ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj, Selim Selimi, vëllai i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, Ilaz Selimi, vëllai i deputetit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi.

Lidhur me këtë “skandal” të privatizimit të pronave shtetërore me këtë çmim kaq të ulët, kanë reaguar shumë ekspert dhe njohës të çështjeve politike në vend.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se procesi i privatizimit të pronave ka qenë dhe është ende në kundërshtim me interesat e qytetarëve të vendit. Ai deklaroi se këto tregti janë bërë për pazare dhe interesa të personave të caktuar.

“Problemi me procesin e privatizimit është dëshmu se është dhe ka qenë në kundërshtim me te gjitha interesat e qytetareve. E para, privatizimet janë bërë jo për një treg të lirë, por për pazare të tyre, ku privatizimi i pronës publike e shoqërore është përdor për shpronësim nga prona e qytetarëve në prona të tyre private”, deklaroi deputeti i VV-së.

Basha fajtorë kryesor në këtë çështje i bëri partitë që kanë qenë në pushtet PDK, LDK, AAK, Nisma, duke shtuar se disa kanë më pak e disa më shumë përgjegjësi në këtë temë.

“E dyta, fakti që në pushtet kanë qenë PDK, LDK, AAK dhe Nisma na tregon se fajtori tanimë dihet, kurse pyetja dhe hetimi që po bëhet në Kuvend është se kush më shumë, e kush më pak, por se fakti se të gjithë kanë qenë të përfshirë tanimë dihet botërisht”, shtoi ai, përcjell “Bota sot”.

Për fund, Basha tha se përfituesit nga këto privatizime kanë qenë pushtetarët dhe asnjëherë qytetarët e vendit.

“E treta, fakti tjetër që pushtetarët kanë privatizuar një ari tokë me çmim më të lirë se kostoja e një byreku, tregon shumë se kush ka qenë përfitues, pra vet pushtetarët, e asnjëherë qytetarët!”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat