Mehmeti me akuza të rënda: Ky është kurthi i fundit i Hashim Thaçit ndaj Speciales

Politika

Mehmeti me akuza të rënda: Ky është kurthi i fundit i Hashim Thaçit ndaj Speciales

Nga: P.R Më: 21 tetor 2020 Në ora: 20:31
Hashim Thaçi

Gjykata Speciale ka reaguar ashpër ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sipas tyre, po synon që ta shfuqizojë atë. Ky reagim ka ardhur pas amendamentit të propozuar nga presidenti Thaçi që ndërlidhet me mandatin e Gjykatës Speciale.

“Duke sugjeruar që mandati i përkohshëm i gjykatës kërkon ‘zgjatje’ dhe ‘Sqarim’, Z. THAÇI nënkupton që mandati i gjykatës tashmë ka skaduar në gusht të vitit 2020. Pasoja e mundshme e asaj pozite do të ishte pavlefshmëria e të gjitha veprimeve të ndërmarra nga KSC / SPO që nga ajo kohë, veçanërisht duke përfshirë çdo konfirmim të aktakuzës kundër vetë Z. THAÇI”, thuhet në opinionin e Prokurorisë së Specializuar.

Më tej, sipas Gjykatë Speciale ndryshimet e Propozuara gjenerojnë pasiguri për të gjithë personat prekur nga procedura të tilla.

“Sidoqoftë, fakti që ndryshimet propozohen nga një President i cili është objekt i një aktakuze të paraqitur nga SPO në lidhje me krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit duke i vlerësuar ato me vëzhgim të veçantë, Z. THAÇI nuk është një palë e painteresuar dhe ka një arsye të mirë për të besuar se i Propozimet për Ndryshimet janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të dëmtuar gjykatën. Në të vërtetë, konteksti thelbësor për të kuptuar dhe interpretuar ndryshimet e propozuara sigurohet nga deklaratat publike të vetë z. THAÇI më 24 gusht 2020, dita në të cilën ai vendosi të përcjellë Ndryshimet e Propozuara. Si pasojë, ndryshimet e Propozuara gjenerojnë pasiguri për të gjithë personat prekur nga procedura të tilla dhe mund të rezultojë në përfundimin, vonesën e ndërprerjes në ekzekutimin e mandateve të KSC / SPO, si dhe minimin e obligimeve ndërkombëtarëve të Kosovës për detyrimet për të kryer një hetim efektiv në lidhje me përmbajtjen e Raportit të Vitit 2011. Në mënyrë të barabartë, të dyshuarit dhe personat e akuzuar mund të privohen nga e drejta e tyre për një gjykim të drejtë dhe të shpejtë.28Kapitulli II i Kushtetutës mbron të gjitha të drejtat e tilla, ashtu si edhe të drejtat e njeriut dhe instrumentet e inkorporuara brenda tij”, shton Prokuroria e Hagës në opinionin e saj.

Lidhur me këtë, analisti politik Faton Mehmeti shprehet se Hashim Thaçi po tenton t’i ngritë ‘kurthin’ Gjykatës Speciale.

Image
Faton Mehmeti

“Këto janë përpjekje të Thaçit për të zhbërë Gjykatën Speciale, për të cilën edhe vet Gjykata reagoi. Tashmë nuk është për tu befasuar se Hashim Thaçi të gjitha vendimet i bën kur është në pyetje fati i tij. Jam i bindur se Thaçi është penduar që themeloi Gjykatën Speciale, pasi ishte i bindur se vet do të shpëtonte, tani që po i vjen fundi po bën çmos që me veprime gjarpërore t'i bëj kurthin Gjykatës Speciale”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, Thaçi ka frikë nga akuzat që drejtohen ndaj tij, ku sipas Mehmeti, Thaçi është përgjegjës për shumë krime.

“Me të drejtë Gjykata Speciale është e shqetësuar nga veprimet e Thaçit, nga të cilat veprime kjo gjykatë ka drojën e zhbërjes. Natyrisht se Thaçi e di se është përgjegjës për veprimet që ka bërë, dhe e di që aktakuzat qëndrojnë, me këtë rast po mundohet të bëj veprime dredharake. Thaçi ka frikë, është personi më frikacak nga të gjithë, prandaj ka arritur të bëj kurthe për të tjerët që vet të shpëtoj, ky është kurthi i tij i fundit që po mundohet të shpëtoj”, përfundon analisti politik, Faton Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat