Bashkësia Lokale me kërkesë krerëve të shtetit: Nuk ka Karaçeva tokë t’i falë askujt

Politika

Bashkësia Lokale me kërkesë krerëve të shtetit: Nuk ka Karaçeva tokë t’i falë askujt

Nga: G.B Më: 22 tetor 2020 Në ora: 13:42
Karaçeva

Bashkësia Lokale Karaçevë e Poshtme, Komuna e Kamenicës i ka dërguar letër të hapur-kërkesë  presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Avdullah Hoti dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani, për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës-fshatit Karaçevë, ta shkëputë arterien kryesore, rrugën e asfaltuar-baypas ku është hapur nga KFOR-i në vitin 2001, Serbia po provon ta shkëput këtë pjesë të territorit të Kosovës, ku 170 pronarë i humbin tokat e tyre.

Sipas Selver Lenjanit, kryetar i Bashkësisë Lokale Karaçevë e Poshtme, ekzistojnë dokumentacionet që këto toka janë të shqiptarëve që nga vitet 50-ta dhe tani Serbia tenton t’i shkëput këto toka nga Kosova.

“Sipas dokumentacioneve kadastrale që posedojnë banorët e brezit kufitar, që posedojnë edhe në harta topografike dhe gjoegrafike, gjeologjike, hartografike dhe ngastrat kadastrale që po pretendon ta bëjë shkëputjen e kësaj pjesë, sepse karaçevasit e kanë pasur që në vitet e 50 rrugën për lumë nga Rugoçica e deri në Karaçevë. Mandej me ndihmën e banorëve kanë hapur një rrugë viteve të 60 nëpër ara, për t’i ikur lumit, vitet 61-62, hapi rrugën bashkë me banorët e brezit kufitar, hodhën në këtë rrugë tokat e tyre, arat e tyre, hodhën zall e gur për të hyrë në brezin kufitar ku 3200 banorë gravitonin këtë rrugë. Mirëpo me hapjen e minierës në Karaçevë ku është tani rruga e asfaltuar ku është miniera, është pronë e Kosovës, Karaçevës Kamenicës, një minierë aktive deri në vitin 1976”, është shprehur ai.

Image
Selver Lenjani

Lenjani përmes kësaj letre, ka kërkuar që të diskutohet kjo çështje në dialogun me Serbinë, në Bruksel e në Washington, që të mbrohet kufiri i Kosovës.

“Përmes kësaj letre, kërkohet që në dialogun me Serbinë, në Bruksel dhe në Washington, të diskutohet për çështjen e kufirit në Karaçevë. Kërkohet që vendimi i GJDN që e ka njoh Kosovën bë bazë të kufijve të vitit 1974, kërkojmë që të mbrohet ky territor me këta kufij, urgjentisht që të gjitha institucionet relevante të Kosovës që i kanë marrë me shkrim letrën e hapur, kërkesë për t’i dalë zot këtij vendi, këtij territori, për ta bindur faktorin ndërkombëtar se ne shqiptarët e Kosovës jemi viktima e Serbia është sulmuesja.  Të vrarë, të masakruar dhe gjitha çka i ka ra ndërmend Serbisë që ka bërë në popullatën e pafajshme, tani po dënohemi edhe UÇK edhe popullata që e kemi mbrojtur pragun e shtëpisë, familjes por ka qenë e pamundur t’i mbrojmë tokat tona”, ka deklaruar Lenjani për “Bota sot”.

Image

“Ne e falënderojmë Brukselin zyrtar, NATO-n, KFOR-in, Policinë e Kosovës, që japin një ndihmë shumë të madhe për këta banorë të brezit kufitar, me shumë brenga që ballafaqohen në brezin kufitar, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Faleminderit Amerikë, Amerikë”, ka thënë Lenjani.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat