Nga këta faktorë varet konfirmimi i aktakuzave për Thaçin dhe Veselin

Politika

Nga këta faktorë varet konfirmimi i aktakuzave për Thaçin dhe Veselin

Nga: M.H Më: 22 tetor 2020 Në ora: 16:21
Thaçi dhe Veseli

Kanë mbetur edhe dy ditë deri tek konfirmimi i aktakuzave nga Specialja për presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Me 24 tetor bëhen plotë 6 muaj, prej kur Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar këtë aktakuzë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) i ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) aktakuzën në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari, njëherit lideri i PDK-së, Kadri Veseli, dhe persona të tjerë akuzohen “për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte, ndër të cilat vrasje të paligjshme, zhdukje të detyruar të personave, përndjekje dhe tortura”.

Në lidhje me këtë temë, njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi për “Bota sot”, u shpreh që Specialja do të paraqesë aktakuzat mirëpo se a do të shtyhen ësht ënjë çësthej që varet nga shumë faktorë, siç janë gjendja politike dhe raporti në UE, pastaj provat e mjaftueshme , gjendja politike në Kosovë dhe shumë faktorë të tjerë.

Kelmendi përmend këto fakte por që ka edhe fakte të tjera e sidomos mospërgjegjësia e krimeve serbe në Kosovë, e pastaj edhe femrat e përdhunuara sepse nga kjo varet kryesisht përgjegjësia dhe ngritja e aktakuzave, përfundon Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

“A do të ngriten apo jo aktakuzat në aspektin nacional te përgjegjesia ka pak rëndësi. Kurrë nuk mund të barazohet gjenocidi serbomadhë me disa veprime jo ligjore re kësaj Gjykate. Megjithatë,Gjykata Speciale do të paraqet aktakuza. Ndaj kujt është një çështje ende e paditur. Mendohet se të parët që do të akuzohen janë Thaçi dhe Veseli. A do të paraqiten aktakuzat apo të shtyhen për ndonjë arsye është një çështje që varet nga shume faktor, po përmendi: 1. Gjendjen politike dhe raporti i forcave në UE dhe më gjerë, 2. Faktet dhe provat e mjaftueshme, dëshmitë për aktakuza, 3. Gjendja politike në Kosovë dhe 4. Reagimet e faktorit popull ndaj aktakuzave. I përmenda disa fakte. Mirëpo, ka edhe shumë fakte tjera. E mbi të gjitha është mospërgjegjësia e krimëve serbe në Kosovë etj. Kosova po vuan edhe sot nga dhuna dhe terrori. Edhe 1600 kufoma janë të pagjetura dhe të varrosura nëpër varre masive në Serbi. Mbi 20 mijë femra të përdhunuara dhe mbi 20 Milliardë Euro damë të bëra në Kosovë i theksova këto , sepse nga kjo varet kryesisht përgjegjësia. E këtej edhe ngritja e aktakuzave”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat