A u rëndua edhe më shumë aktakuza e Speciales kundër Hashim Thaçit?

Politika

A u rëndua edhe më shumë aktakuza e Speciales kundër Hashim Thaçit?

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 22 tetor 2020 Në ora: 19:48
Hashim Thaçi

Deri të premten Gjykata Speciale ka afat që të konfirmojë ose të hedhë poshtë aktakuzat për krimet lufte ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializua propozimet e presidentit Thaçi për ndryshime kushtetuese rreth mandatit të Gjykatës Speciale, kanë për qëllim zhbërjen apo zhvleftësimin e Prokurorisë së Specializuar.

“Në fund të muajit gusht, presidenti Thaçi me anë të një letre i kërkoi parlamentit të Kosovës që të amendamentojë nenin 162 të Kushtetutës, në bazë të të cilit është themeluar Gjykata Speciale. Presidenti kërkon ndryshimin e pikës 13 të këtij neni të Kushtetutës, në të cilin thuhet se mandati i gjykatës "do të zgjasë për një periudhë pesëvjeçare” dhe kërkon që të përcaktohet se mandati "do të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Specialja akuzoi Thaçin

Image
Rexhep Elezaj

Këtë e ka komentuar edhe njohësi i çështjeve politike, Rexhep Elezaj, që sipas tij nuk ka ndonjë betejë ligjore që është duke u zhvilluar në Dhomat e Prokurorisë së Specializuara në kuadër të Gjykatës Speciale.

Sipas këtij analisti ajo çka e ka nxitur reagimin e këtyre dhomave është vetëm amandamenti i propozuar nga Thaçi për ndryshimin e pikës 13/14 të Nenit 162 të Kushtetutës së Kosovës.

“Unë, nuk mendoj se në Dhomat e Prokurorisë së Specializuar në kuadër të Gjykatës Speciale po zhvillohet ndonjë betejë e ashpër ligjore, veçse amendamenti i propozuar nga presidenti Hashim Thaçi për ndryshimin e Pikës 13/14 të Nenit 162 të Kushtetutës së Kosovës, është ai i cili e ka nxitur reagimin e këtyre Dhomave, madje duke i shtyrë përgjegjësit e Prokurorisë së Specializuar që të japin sqarime shtesë lidhur me amendamentin e propozuar nga H. Thaçi, që Gjykatës speciale për Kosovën t’i vazhdohet mandati..!? Mirëpo, ndaj këtij veprimi të presidentit H. Thaçi, Gjykata Speciale para dy ditësh ka reaguar publikisht, duke e akuzuar atë personalisht se po synon shfuqizimin e saj përmes amendamentit të propozuar nga ai, e i cili ka të bëjë me mandatin e Gjykatës Speciale, që sipas H. Thaçit mandati i përkohshëm i kësaj Gjykate kishte skaduar në gusht të vitit 2020..!?”, deklaroi Elezaj.

Ai më tej theksoi se Thaçi nuk mund të jetë palë e pa interesuar, siç thuhet edhe nga Prokuroria Speciale, pra që është duke synuar pengimin e punës dhe zhbërjen e Gjykatës Speciale për Kosovën.

“Nga ajo që është thënë në reagimin e Prokurorisë Speciale, del se veprimi i presidentit H. Thaçi paska qenë antikushtetues, ngase kur ndryshimet kushtetuese propozohen nga një president i akuzuar për krime lufte dhe ato kundër njerëzimit, shikuar juridikisht ai nuk mund të jetë palë e pa interesuar, siç thuhet edhe në reagimin e Prokurorisë së Specializuar, pra që po synon pengimin e punës si dhe zhbërjen e Gjykatës speciale për Kosovën..!?”, tha ai.

Elezaj themelimin e Gjykatës Speciale e sheh si akt të dëmshëm për Kosovën, sepse themelimi i saj ka ardhur si shkas nga ndërhyrja e Thaçit në çështjet e mandatit si dhe me presionin e tij ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ka qenë akt i dëmshëm për Kosovën.

“Mendoj se ndërhyrja e presidentit H. Thaçi në çështjet e mandatit të Gjykatës Speciale për Kosovën me seli në Hagë, e cila në vitin 2015 është themeluar më së shumti me insistimin dhe presionin e tij ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka qenë një akt i dëmshëm për shtetin e Kosovës, sepse ai e ka të qartë se mandati i Dhomave të Specializuara për Kosovën nuk është i kufizuar vetëm për pesë (5) vite, sepse në ligjin për themelimin e saj shkruan se puna dhe mandati i saj do vazhdon deri në momentin kur Këshilli i Bashkimit Evropian e shpallë të mbyllur funksionimin e kësaj gjykate!” tha ai.

Thaçi e ka rënduar edhe më shumë aktakuzën e ngritur ndaj tij

Ndërsa në lidhje me atë se a po tenton Thaçi ta shfuqizojë Gjykatën Speciale, sipas Elezaj kjo temë është diskutuar qysh prej kur disa grupe parlamentare tentuan ta votojnë ligjin për zhbërjen e kësaj Gjykate, por që dështoi.

“Lidhur me atë, se a po tenton Hashim Thaçi që në momentet e fundit ta shfuqizojë Gjykatën speciale, e them se kjo dilemë ka dy vite e më shumë që është diskutuar hapur në opinionin kosovar, sidomos qysh nga nata e 22 dhjetorit 2017, kur disa grupe parlamentare në Kuvendin e Kosovës tentuan ta votojnë ligjin për zhbërjen e kësaj gjykate, por i cili dështoi keq dhe i cili imazhin e Kosovës, sidomos tek miqtë tanë perëndimorë, e dëmtoi tej mase”, ka shtuar ai.

Më tej ka shtuar se loja me manipulimin e dosjeve në lokalet e OVL-së së UÇKS-së si dhe deklaratat politike e të pamatura të Thaçit ndaj qëllimit dhe funksionimit ligjor të kësaj Gjykate,nuk ka asnjë dyshim se Thaçi e ka dëmtuar rënd kauzën e tij prej ish “Komisari politik i UÇK-së” e ka rënduar edhe më shumë aktakuzën e ngritur ndaj tij, që mund të jetë katastrofal për të.

“Po ashtu mendoj, se loja apo manipulimi me dosjet e dëshmitarëve të Gjykatës speciale në Hagë, që u luajt në lokalet e OVL-së së UÇK-së, si dhe propozimi i fundit i z. H. Taçi për amandamentimin e Nenit 162 të Kushtetutës së Kosovës, për kuazi-vazhdimin e mandatit të saj, i cili nxiti reagimin e ashpër të Prokurorisë së Specializuar (teksti i publikuar pardje në mediat kryesore të Kosovës), si dhe deklaratat e tij të pamatura politike ndaj qëllimit dhe funksionimit ligjor të kësaj Gjykate, për mua nuk ka asnjë dyshim, se Hashim Thaçi, para së gjithash, e ka dëmtuar rënd kauzën e tij prej ish “Komisari politik i UÇK-së”, e ka rënduar edhe më shumë aktakuzën e ngritur ndaj tij, epilogu i të cilës mund të jetë katastrofal për të, gjë që e gjithë kjo betejë e tij e gjatë për t’i shpëtuar gjykimit të kësaj Gjykate, dëshmon faktin se ka qenë një politikan manipulant i llojit të vet në skenën politike kosovare, pa largimin e të cilat Kosova nuk mund të ecën përpara, dhe jo vetëm ky..!?”, përfundoi Elezaj.

Nuk shuhet Specialja

Image
Blerim Burjani

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani ka thënë se zgjatja e mandatit është formale por, shuarja është e pamundshme.

“Zgjatja e mandatit është formale dhe teknike shuarja është diçka tjetër që është e komplikuar dhe e pamundshme, shuarja mund të ndodhë vetëm nëse BE dhe Kosova pajtohen se zgjatja e mandatit nuk është e nevojshme ose kjo gjykatë ka përfunduar punën dhe nuk ka nevojë të zgjatet mandati. Shuarja e një anshme prodhon efekte negative dhe të dëmshme për Kosovën dhe mund të akuzohet Kosova se nuk e do drejtësinë dhe e dëshiron shmangien, kjo çështje nuk është politike por është gjyqësore, politizimi i saj bëhet për shkak të rasteve dhe njerëzve të përfshirë në këtë çështje,Pra zgjatja e mandatit dallon nga shuarja legalisht dhe kjo trajtohet plotësisht ndryshe”, tha Burjani

Bujrani më tej ka shtuar se mos zgjatja e mandatit është politikë por jo drejtësi, për të ndërmarrë diçka të tillë duhet të vendos Kuvendi vetëm nëse pajtohen të dy palët, BE dhe Kosova.

“Kërkesa për të zgjatë e mandatin nuk është kërkesë për shuarje kjo kërkesë nuk ka të bëj në pamundësinë e kryerjes së punës së kësaj gjykate. Mos zgjatja e mandatit është politik por nuk është drejtësi e këtë kjo gjykatë e dallon fortë mirë. Normal se është e vështirë për Thaçin dhe të tjerët që mund të jenë objekt pune të kësaj gjykate. Për të ndërmarr diçka të tillë Kuvendi duhet të vendos pas vendimmarrjes së Kuvendit duhet të flitet me BE për shuarje nëse pajtohet BE dhe Kosova vetëm nëse pajtohen dy palët e kësaj gjykate nuk i vazhdohet mandati ose shuhet edhe atë vetëm në rrethana tjera juridike”, përfundoi Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat