Vjedhja e 2 milionë eurove, analisti politik: Të hetohen deri në fund dhe të arrestohen të gjithë personat përgjegjës

Politika

Vjedhja e 2 milionë eurove, analisti politik: Të hetohen deri në fund dhe të arrestohen të gjithë personat përgjegjës

Nga: A.SH Më: 22 tetor 2020 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Skandalet në Kosovë nuk kanë të ndalur. Sot është vjedhur në AUV një kasafortë ndërsa një ditë më parë janë vjedhur 2 milionë euro nga Thesari i shtetit.

Analisti politik, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar ngjarje e 2 milionë eurove duke thënë se është një skandal i madh dhe që po vë në sprovë shtetin me të gjithë meknanizmat e tij.

“Ky është një skandal i madh, në të cilin janë të përfshirë njerëz që kanë qenë nga brenda. Ky skandal vë në sprovë shtetin me të gjitha mekanizmat e tij. Andaj qeveria duhet të tregohet e përgjegjshme, t'i motivojë organet e drejtësisë që t'i shkojnë deri në fund hetimit, sa më shpejt dhe të arrestohen të gjithë personat përgjegjës”, ka thënë Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

 

Sipas tij, ky skandal është është i lidhur me partitë e dala nga lufta

“Ky skandal është vepër e njerëzve të lidhur me partitë e dala nga lufta, vazhdimësi e verpave të klanit "Pronto". Ky skandal tregon edhe njëherë se persona të papërgjegjshëm kanë në duart parat e tona”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat