A duhet të futet PDK në Qeveri, flet Zogaj, kjo është porosia e tij për liderët e partive

Politika

A duhet të futet PDK në Qeveri, flet Zogaj, kjo është porosia e tij për liderët e partive

Nga: G.B Më: 24 tetor 2020 Në ora: 09:10
Isa Mustafa dhe Kadri Veseli

Një takim mëngjesin e të enjtes në mes të presidentit dhe kreut të PDK-së e AAK-së, bëri që mendohet se bëhet fjalë për futjen e PDK-së në qeveri, një temë që diskutohet prej kohësh, por që nuk ka asgjë konkrete.

E për këtë takim, analisti politik, Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën "Bota sot" se nuk ka gjë më të mirë se sa kur liderët partiakë takohen dhe bisedojnë për preukopime por në Kosovë kjo pengohet dhe përbuzet.

"Nuk ka gjë më të mirë se sa kur liderët partiakë dhe shtetërorë të një vendi takohen dhe bisedojnë ndërmjet veti për preokupimet e tyre, dhe përpiqen që të merren vesh, për të gjitha gjërat që i preokupojnë! Ky është parimi dhe vlera e demokracisë së mirëfilltë moderne, që për fat të keq, në Kosovë përbuzet dhe pengohet pakursim me të gjitha mënyrat dhe mjetet më të papranueshme! Për fat të keq kësaj loje po i ndihmojnë edhe mediet tona, të cilat kërkojnë demokraci por veprojnë kundër saj, duke u bërë pjesë e thashethemeve, intrigave, shpifjeve, rrenave, kurdisjeve dhe duke plasuar informim të rrejshëm, që është më me rrezik coronavirusi, i cili iu merr jetën njerëzve por jo shpirtin dhe mendjen qytetarëve të shkretë! Është barbarizëm edhe përpjekja e disa individëve dhe koluarëve të mistrecëve ideologjikë, që zhurma e presione të fëlliqura sapunin po përpiqen ta shesin për samun", është shprehur ai.

Image
Skënder Zogaj

Sipas tij, nuk ka asgjë të keqe nga takimi i Thaçit, Veselit dhe Haradinajt dhe pse të mos takohen tre shqiptarë, derisa Kosova bisedon me Serbinë.

"Prandaj, në takimin Thaçi, Veseli dhe Haradinaj nuk shoh asgjë të keqe, përkundrazi, është veprim shumë i mirë dhe të dobishëm! Derisa Kosova po ka nevojë të takohet dhe të bisedojë me Serbinë që na ka vra, pre, djeg e dhunuar me mija njerëz, pse nuk u dashka të takohen dhe të bisedojnë tre shqiptarë që përfaqësojnë mija qytetarë!?" ka vlerësuar Zogaj.

Nëse kanë folur për çështjen e hyrjes së PDK-së në koalicion, ai e konsideron iniciativë të mirë dhe me interes për vendin.

"Nuk e di për çka kanë biseduar, por për çfarëdo të kenë folur, kanë bërë mirë! Nëse është folur për çështjen e hyrjes së PDK-së në koalicion, siç po thuhet, unë e konsideroj iniciativë të mirë dhe interesante, por edhe të dobishme, sepse, në momentet e vështira që po kalon vendi, një koalicion me përfshirje më e gjerë do të ishte me interes për vendin. Sidomos në këto rrethana mjaft të rrezikshme nga ekstremizmi ideologjik majtist dhe xhihadizmi islamik, që duan sundim me drapër, çekan, zjarr dhe gjakderdhje", ka theksuar ai.

Zogaj shton se të gjithë liderët duhet të bisedojnë e të merren vesh për të gjitha çështjet.

"Klasa politike e Kosovës duhet ta kuptojë se mjaft është përgjakur dhe, t'i kthehet jetës dhe njerëzve që duan të punojnë! Gjithsesi duhet të takohen pa pushim, të gjithë liderët dhe të bisedojnë e të merren vesh për të gjitha çështjet", ka deklaruar Skënder Zogaj për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat