Zbulohet se çfarë u paralajmërua përmes takimeve të liderëve, kjo çështje është “mollë sherri”

Politika

Zbulohet se çfarë u paralajmërua përmes takimeve të liderëve, kjo çështje është “mollë sherri”

Nga: A.M. Më: 24 tetor 2020 Në ora: 13:03
Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli

Dy ditë më parë, u takuan presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit, të premten pati një takim me partnerët e koalicionit, të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën dhe kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn.

Lidhur më këtë takime, njohësi i çështjeve politike, Skënder Mulliqi mendon se këto takime kanë pasur temë diskutimi zgjerimin e koalicionit me PDK-në.

“Takimi ndërmjet Mustafës, Limajt dhe Haradinajt, si dhe takimi tjetër Thaçi, Veseli dhe Haradinaj, e kanë pasur sipas meje temë diskutimi edhe pse pak është bërë e ditur për opinion , zgjerimin e koalicionit qeverisës  më PDK-në. Mua më duket së edhe AAK-ja do të mbetet pjesë e koalicionit, edhe pse Haradinaj  në një farë mënyrë e  pat kushtëzuar me  postin e presidentit të Kosovës. Sigurisht së ndikim të madh në zgjerimin e koalicionit ka edhe puna e Gjykatës Speciale. Ndryshimet dhe  pozicionimet e reja politike pushtetare lidhen më ndryshimet që mund të vijnë së pari në PDK , nëse i vërtetohet aktakuza Veselit dhe presidentit Thaçi”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Mulliqi është shprehur se nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë vendi mund të shkoj në zgjedhje.

“Nëse ndodhe kjo e fundit, unë mendojë së shumë afër do të janë zgjedhjet e reja nacionale , të cilat duket së edhe mund ta zgjedhin gjithë lëmshin e krizave politike, ekonomike , institucionale por edhe krizën të cilën e ka sjellë puna e Gjykatës Speciale. Si duket edhe kryetari i AAK-së , është duke i bërë eskivimet  e veta politike, por nuk e besojë që do të heq dorë lehtë nga kandidatura për president të vendit. Kur është fjala këtu është folur në opinion si variant  i mundshëm edhe Vlora Çitaku e tërhequr nga posti i ambasadores në Amerikë. Pikërisht  posti i presidentit të vendit kur dihet së apetite ka edhe Isa Mustafa, mund të bëhet “mollë sherri” e koalicionit që të vijmë deri të zgjedhjet e reja në pranverë të vitit 2021”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu,  ai ka cilësuar se koha e fundit të  pushojnë luftërat për poste dhe privilegje shoqërore dhe politike, duke menduar të ndërtojmë shtetin si duhet.

"Të gjithë variantet  dhe matematikat janë vu në tavolinë, por që natyrisht më shumë liderët partiakë dhe të shtetit, ishte dashur të mendojnë së si krijohen kushtet për një mirëqenie  për qytetarët e vendit, për zhvillim ekonomik të stagnuar, për hapje  të reja të vendeve të punës për të rinjtë tanë , të cilët po ikin nga Kosova. Para së gjithash nëse nuk ndalen hajnit moti të filluara, nëse ndalen krimi dhe korrupsioni nuk do të kemi mundësi të  prosperimit të gjithmbarshëm, as të liberalizimit të vizave ,dhe  inkuadrimit të Kosovës në strukturat përkatëse  ndërkombëtare .Është koha e fundit të  pushojnë luftërat për poste dhe privilegje shoqërore dhe politike, duke menduar të ndërtojmë shtetin si duhet, duke menduar së ende nuk kemi mbaruar punë politikisht më Serbinë e pa reformuar”, ka përfunduar Mulliqi për “Bota sot” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat