Vendimi i Gjykatës Speciale: “Thaçi e Veseli do të fluturojnë për në Hagë”, Mehmeti parashikon një gjë të tillë!

Politika

Vendimi i Gjykatës Speciale: “Thaçi e Veseli do të fluturojnë për në Hagë”, Mehmeti parashikon një gjë të tillë!

Nga: N.Sh Më: 24 tetor 2020 Në ora: 15:30
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Sot është afati i fundit për të marr vendimin Gjykata Speciale në lidhje me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Pra, sot Gjykatës Speciale i skadon afati 6-mujor i shqyrtimit të aktakuzës për presidentin Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Aktakuza kundër Thaçit dhe Veselit, mund të konfirmohet por edhe mos të bëhet publike.

Kështu kanë thënë edhe njohësit e çështjeve juridike, të cilët kanë vlerësuar se Specialja mund të mos i bëjë aktakuzat publike deri në seancën e parë, nëse ato konfirmohen.

Edhe analisti politik, Faton Mehmeti, mendon të njëjtën gjë.

Sipas tij, vendimin për publikimin e aktakuzave do të bëjë publik Specialja në një moment të përshtatshëm, pasi mund të ketë tensionim të situatës në Kosovë.

“Besoj se Gjykata ka marr vendim por nuk e ka publikuar, deri pak para mbajtjes së seancës ndaj të akuzuarve Thaçi-Veseli. Megjithatë ka kohë që ta bëj publike sonte deri në mesnatë, nëse nuk bën asnjë veprim 100%  vendimi është marr për të konfirmuar, pritet që mos të bëhet publike deri pak para seancës së parë”, thotë ai për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, këtë vendim Gjykata e sheh si të përshtatshëm, duke pasur parasysh edhe mundësinë e tensionimit të situatës.

“Megjithatë një gjë është e sigurt: Thaçi dhe Veseli do të fluturojnë për Hagë, koha mbetet akoma mister. Kështu që, të dy e dinë fundin e tyre. Ka shumë mundësi që Thaçi dhe Veseli të kenë marr njoftim nga Gjykata por nuk e bëjnë publike, sipas urdhrit të gjykatës”, përfundon Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat