Sonja Biserko paralajmëron: Kjo që po ndodh, po çon në ndarjen e Kosovës

Politika

Sonja Biserko paralajmëron: Kjo që po ndodh, po çon në ndarjen e Kosovës

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 24 tetor 2020 Në ora: 20:49
Sonja Biserko

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka folur për deklaratën e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, se Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën. Lajçka kishte thënë se “Kushtetuta e Kosovës nuk është Bibël” dhe se ajo “duhet të ndryshohet” për të lejuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

E duke folur për gazetën “Bota sot”, Biserko mendon se Asociacioni është përcaktuar tashmë nga Kushtetuta e Kosovës dhe ligji ekzistues mbi vetëqeverisjen lokale.

“Mendoj se Asociacioni është përcaktuar tashmë nga Kushtetuta juaj (e Kosovës) dhe ligji ekzistues mbi vetëqeverisjen lokale. Mbi të gjitha, bashkësia ndërkombëtare hartoi Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë ajo.

Por, sipas saj, Lajçak po bën presion mbi Kosovën, duke qenë nën presionin e Beogradit, që synon ndarjen e Kosovës.

Biserko shpreson se ideja për ndarjen e Kosovës, të jetë jashtë tryezës së bisedimeve.

“Duke qenë nën presionin e Beogradit, Lajçak po bën presion mbi Prishtinën duke shpresuar, supozoj, se edhe Beogradi do të bënte të njëjtën gjë. Kjo përsëri po çon pozicionin e Beogradit në ndarjen e Kosovës, e cila është jashtë tryezës, shpresoj”, është shprehur më tej kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut për “Bota sot”.

Ajo ka kritikuar edhe emisarin e BE-së Miroslav Lajçak, për mënyrën e rinisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Nuk jam e bindur që Lajçak ka bërë një fillim premtues për të rinisur dialogun”, ka thënë Sonja Biserko./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat