VV e “zbulon” qëllimin e takimit Mustafa-Haradinaj-Limaj, ja për çfarë u takuan ata

Politika

VV e “zbulon” qëllimin e takimit Mustafa-Haradinaj-Limaj, ja për çfarë u takuan ata

Nga: M.H Më: 24 tetor 2020 Në ora: 22:07
Limaj, Mustafa dhe Haradinaj

Ditë më parë janë mbajtur dy takime mes liderëve të vendit.

Të enjten në mëngjes janë takuar, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Veseli dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, të cilët u shprehën që kanë biseduar për gjendjen aktuale të vendit. Ky takim u mbajtë në një restaurant të Prishtinës.

Ndërsa të premten në mesditë u takuan kreu I LDK-së, Isa Mustafa, kreu I AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kreu I NISME-s, Fatmir Limaj. Takimi ndodhi në Kuvendin e Kosovës dhe pas tij, krerët thanë se kanë biseduar në lidhje me rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Në lidhje me këto takime I kontaktuar nga “Bota sot”, deputeti i VV-së, Dimal Basha, u shpreh që takimet e këtyre liderëve nuk janë për rimëkëmbje ekonomike por për rimëkëmbje të tyre personale.

Sipas Bashes janë pazare për poste personale politike jo për krizën që ndodhet vendi.

“Takimet e këtyre liderëve nuk janë për rimëkëmbje ekonomike, por bëhen për rimëkëmbje personale politike. Pra janë pazare për poste personale politike, por jo për krizen kritike që gjendet vendi”, u shpreh Basha për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat