Pozita e presidentit, Mehmeti: Përpjekjet e Haradinajt po hasin në kundërshtime

Politika

Pozita e presidentit, Mehmeti: Përpjekjet e Haradinajt po hasin në kundërshtime

Nga: A.M. Më: 25 tetor 2020 Në ora: 15:57
Ramush Haradinaj

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar deklaratën e fundit të Haradinajt për postin e presidentit.

Ai mendon se Haradinajt ka të drejtë të ketë synime për postin e Presidentit.

“Besoj se Ramushi po mundohet te tregohet unik, duke shterur të gjitha mundësitë për tu bërë president. Përpjekjet e tija po hasin në kundërshtim, kështu që Haradinaj lëshon deklarata  të tilla. Personalisht besoj se Ramushi ka të drejtë të synojë këtë post, megjithatë dyshoj se mund të arrij duke ditur mungesën e forcës së tij politike”, është shprehur Mehmeti.

Sipas tij, Haradinaj po e kupton se është i përdoru nga partitë e mëdha.

“Duket se Ramushi po e kupton se është i përdoru nga partitë e mëdha, dhe do të del hundesë. Ramushi nuk zbrazet nga synimi i tij, kështu që mendoj se do të dëshpërohet shumë. Sa më parë të kuptoj se s’do të bëhet president do të ketë më të lehtë, ndryshe do pësoj zhgënjim kur të ndodh një gjë e tillë”, ka deklaruar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat