Edhe Albini gabon

Politika

Edhe Albini gabon

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 26 tetor 2020 Në ora: 18:59
Albin Kurti

Për mbështetësit e Vetëvendosjes, Albin Kurti lartësohet deri në cilësimet “profet, shpëtimtar, baba i Kosovës, i pagabueshëm etj”, duke i mveshur epitet, që edhe vet Albinit i shtojnë stres, ngarkesa të panevojshme.

Si për t’i “zbritur” më këmbë në tokë, Albini para pak ditësh bëri thirrje që shqiptarët në SHBA të mbështesnin Joe Biden për president, dhe jo Donald Trump.

Një thirrje e panevojshme, e pavend dhe aspak productive a spër vet Albinin. Kjo deklaratë, u konsiderua e gabueshme, dhe më të drejtë, duke cilësuar këtë deklaratë të gabueshme me atë të Edi Ramës në 2016, ku bënte thirrje që mos të votohet Trump por Hilary Clinton.

Duket se Edi Rama mësoj nga ky gabim, duke mos e përsëritur në këto zgjedhje, me Albin Kurtin që me të marr stafetën nga Rama po vazhdon thirrjet anti Trump.

Nuk ka Kosova komoditetin, dhe as forcën politike dhe ndikim global që të bëj thirrje se kush duhet të votohet, për më tepër ato janë çështje të brendshme të SHBA.

Me këtë deklaratë Albini më kujton thënien popullore “mos e shti therën në këmbë të shëndosh”, nën zbërthimin metaforës që aty ku s’ke leverdi pse t’i bësh dëme vetës.

Po supozojmë se Trump fiton dhe gjatë mandatit të tije dhe Albini bëhet president, dhe i bie rasti të takohet me Trump, a thua si do ndjehet Albini, dhe do të ketë të drejtë z. Trump pastaj të injorojë z.Kurti.

Edhe pse Trump këtë nuk e bën, siç nuk e ka bërë me Edi Ramën, duke qenë se raportet Kosovë-SHBA nuk lidhen me emra të përveçëm, çka e bënë deklaratë e Albinit edhe më të gabueshme.

Por, siç thotë populli “në çdo gjë të keqe ka edhe një të mirë”, në rastin konkret e mira qëndron tek mbështetësit e Albinit, që të zhveshin liderin e tyre nga epitet të panevojshme. Albini mjafton të jetë politikan normal, për këtë ka nevojë Kosovë, më shumë se për “profetë” të paqenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat