Tenderi i Agim Veliut, juristi tregon si duhet të veprohet ndaj ministrit të brendshëm

Politika

Tenderi i Agim Veliut, juristi tregon si duhet të veprohet ndaj ministrit të brendshëm

Nga: G.B Më: 26 tetor 2020 Në ora: 23:55
Agim Veliu

Një tender emergjent është nënshkruar nga ministri Agim Veliu, në ditën kur ai u shkarkua.

Ky tender ishte subjekt i hetimeve të Task-Forcës Antikorrupsion, i cili u shua ditë më parë nga kryeministri Avdullah Hoti.

Tenderi peshon 338 mijë dhe është në kohëzgjatje prej 3 muajsh.

E pas kësaj, Ehat Mifaraj nga IKD tha se Veliu duhet të shkarkohet.

Lidhur me këtë, juristi Blerim Burjani, ka thënë për gazetën "Bota sot" se duhet shikuar a ka rënë ndesh me ligjin që më pas të niset procedurat nga prokuroria.

Image
Blerim Burjani

"Nëse do të kishte filluar ndonjë procedurë e Prokurorisë bazuar në fakte relevante penale do të ishte temë tjetër që duhet të merret shumë seriozisht, nëse kuptohet gjithmonë ka fakte dhe bazë për ndonjë fillim të ndonjë procedure, në të kundërtën politika nuk vendos për ndonjë gjë të tillë, nëse bie ndesh me ligjin. Pra duhet të konstatohet së pari se a ka rënë ndesh me ligjin, pastaj masat, përndryshe këto mbeten vetëm beteja politike në mes partive që janë të rëndomta në rrethana kur partitë politike në Kosovë janë kompani përfitimi e jo shërbyes të qytetarëve", është shprehur ai.

Sipas Burjanit, duhet të ketë fillimisht fakte dhe më pas të merren masat.

Pra beteja politike e partive është e ashpër dhe është jetike jo për shkak qytetarëve por për shkak interesave të grupit politik e që këtu nuk është as elektorati i partisë, pra në Kosove nuk ka elektorat të sinqertë që del kundër njerëzve të votuar nga ata nëse bëjnë ndonjë shkelje, këtu pasivizohet elektorati ose vendoset në interesat e kundërta që më parë i akuzojnë partitë opozitare dhe Prokurorinë se sa parti partinë e tyre. Duhet të ketë në radhë të parë fakte për të ngre procedurën prokuroria pastaj të merren masa tjera", ka deklaruar Blerim Burjani për "Bota sot".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat