Isa dhe Ramushi, ja e vërteta e “luftës” ndërmjet tyre!

Politika

Isa dhe Ramushi, ja e vërteta e “luftës” ndërmjet tyre!

Nga: A.Z Më: 27 tetor 2020 Në ora: 21:48
Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa

Kohet e fundit tema qe po flitet më shumë është rreth çështjes presidenciale, AAK insiston se Ramush Haradinaj duhet te jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës, ndërsa Lutfi Haziri ka thënë se emri i vetëm për president është Isa Mustafa.

Njohësi i çështjeve politike Leon Duhanaj, në një prononcim për "Bota sot" këtë e ka quajtur garë në distancë rreth postit të Presidentit, sipas tij duhet të sigurohen votat e njërës parti opozitare që të mund të zgjidhej Presidenti.

"E terë kjo garë në distancë rreth postit të Presidentit, nuk është asgjë me shumë se një luftë taktike. Kjo pasi që dihet mirëfilli që koalicioni qeveritarë nuk i ka numrat për ta zgjedhur Presidentin. Pra, këtu duhet të sigurohen edhe votat e njërës nga partitë opozitare në mënyrë që Presidenti të mund të zgjidhej", tha Duhanaj

Duhanaj ka thënë se në këtë kontekst nga VV nuk mund të pritet bashkëpunim, opsion mbetet PDK, mundësia e vetme për AAK-në u mbetet ta fitojnë përkrahjen e PDK-së.

"Në ketë kontekst nga VV nuk mund të pritet bashkëpunim, opsion mbetet PDK, e cila në asnjë variant, nuk hynë në lojë, nëse nuk e ka njërin nga dy pozitat kryesore, e që në ketë rast janë Presidenti, apo Kryeministri. Pra, përsa i përket AAK-së, e vetmja mundësi u mbetet ta fitojnë përkrahjen e PDK-së, e që duket mision i pamundur", tha ai

Më tej ka shtuar se është e panatyrshme që Mustafa me spekulu për tema të tilla pa e llogaritur PDK-në si akter të pazëvendësueshëm.

"Ndërsa LDK, përkatësisht z. Mustafa, nëse vendosë ta djegë Kryeministrin Hoti, duhet me qenë realist në ketë kontekst, sepse kishte me qenë e panatyrshme me spekuluar për tema të tilla pa e llogaritur PDK-në si akter i pazëvendësueshëm", përfundoi ai.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat