Kelmendi: Ja se cilat mundësi kanë gjykatësit, pas marrjes së aktakuzës kundër Thaçit

Politika

Kelmendi: Ja se cilat mundësi kanë gjykatësit, pas marrjes së aktakuzës kundër Thaçit

Nga: D.B. Më: 28 tetor 2020 Në ora: 17:06
Foto Ilustrim

Në lidhje me atë se sa kohë mund të shkoj deri në bërjen e ditur se i është ngritë apo anuluar aktakuza kundër Hashim Thaçit nga Specialja, dhe se a ka ndonjë afat ligjor në kohë për këtë, njohësit e çështjeve juridike, profesor Muhamet Kelmendi ka thënë për gazetën “ Bota sot” se në çështjen e tillë afati zgjatë aq sa është edhe afati i veprimit të Gjykatës Speciale, prokuroria vepron dhe përpiqet për të bashkuar e për të nxjerr fakte.

Sipas tij, afati i tillë zakonisht shkon nga disa vjet, e kur do të ngritët padia varet nga vullneti i Prokurorisë Speciale.

Image
Muhamet Kelmendi

“Afatet dallojnë të rrjedhin vetëm pas ngritjes se padisë nga prokuroria. Por atë që e di unë ende nuk kemi aktakuzë nga ana e prokurorive. Çdo gjë është e hapur, pra, afatet fillojnë të rrjedhin vetëm pasi që Prokuroria të ngrirë aktakuzë, e kur kjo bëhet, atëherë çështja kalon në kompetencat e Gjykatës. Tash këndet janë në Prokurori dhe ata nuk kanë afat për akuzë, ndoshta mund të ndodh që lënda rrinë e hapur me vite dhe me vite hetohen të dyshuarit. Këtej pastaj ngitet aktakuza ose nuk ngritët fare dhe lënda pushon së ekzistuari. Ne nuk e dimë këtë anë, megjithatë mendohet se aktakuza është në Gjykatë. Edhe këtu vlen e njëjta procedurë. Pas marrjes së aktakuzës, gjykatësit i kanë tri mundësi: Lejimin e aktakuzës, Rikthimin e aktakuzës në prokurori dhe Refuzimin e aktakuzës”, ka thënë profesor Kelmendi.

Ai konsideron , këtu ka afate dhe ato shkojnë nga 6 muaj deri më një vit, por këtej nuk është e domosdoshme, madje as e lejueshme, që çështja të publikohet.

“Kjo mund të ndodh deri në seancën e parë të gjykimit, dhe deri në këtë kohë nuk dihet gjendja. Vetëm me hapjen e seancës kur i akuzuari ftohet, dihet se gjykimi po fillon”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat