“Shumë shpejt Presidente”, zbardhet skenari i Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmanit

Politika

“Shumë shpejt Presidente”, zbardhet skenari i Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmanit

Nga: P.R Më: 28 tetor 2020 Në ora: 20:51
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

"Vjosa Osmani shumë shpejt do të ushtrojë detyrën e presidentit. Ajo do të marrë vendimet e presidentit për Kosovën. Nëse e pranon Vjosa Osmani kandidimin për presidente, kjo është një situatë e re në Kosovë. Por unë nuk mendoj se Vjosa Osmani do e legjitimojë qeverinë e Hotit për tre vite të tjera. Është mirë që fillimisht postin e presidentit ta ushtrojë Vjosa Osmani”. Kështu ka thënë ditë më parë Glauk Konjufca, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjithë këtë, analisti politik Nexhat Haziri, po e sheh si skenar të Vetëvendosjes për ta rrëzuar kryeministrit, Avdullah Hoti.

Image
Nexhat Haziri

“Deri sa Vjosa Osmani ka pranuar ta luaj rrolin e satelitit te LVV-se, natyrisht se këta të fundit do të mundohen që duke e përdorur politikisht znj. Osmani ta realizojnë skenarin e tyre për rrëzimin e qeverisë Hoti dhe çuarjen e vendit në zgjedhjet e parakohshme, skenar me të cilin ata mendojnë për tu rikthyer në pushtet”, thotë Haziri për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, këto skenare të Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë risi.

“Pasi përmes znj. Osmani LVV-ja tentoi edhe përçarjen e LDK-së, diçka që nuk pati sukses. Dhe tani çështja e zgjedhjes së presidentit të vendit dhe mospajtimet ndërmjet partnerëve të koalicionit qeveritar, ku z. Haradinaj me ngulëm po kërkon që ai të vije në postin e të parit të vendit, dhe në anën tjetër kundërshtimin e LDK-së, ka krijuar një situatë ndoshta të favorshme për VV-në që përmes satelitit të saj, znj. Osmani, e cila sipas kushtetutës do të jetë ushtruese e detyrës deri në zgjedhjen e presidentit të ri, të krijoj krizë institucionale e politike për ta quar vendin drejtë zgjedhjeve të parakohshme”, thekson Haziri.

Për fund, ai ka paralajmëruar se nëse nuk ka koordinim për zgjedhjen e presidentit, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

“Dhe nëse nuk ka një koordinim dhe bashkëpunim në mes partnerëve të koalicionit , por edhe një pjese të opozitës, siç është PDK-ja, për t’i dhënë vendit një president me kredibilitet dhe që përfaqëson unitetin politik dhe qytetar të vendit, atëherë skenari i LVV-së përmes Vjosa Osmanit, do ta qojë vendin drejtë zgjedhjeve të parakohshme, edhe atë në pranverën e vonë të vitit të ardhshëm”, përfundon analisti politik, Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat