Analisti politik përkrahë Vjosa Osmanin, tregon kush do ta mbështet partinë e saj

Politika

Analisti politik përkrahë Vjosa Osmanin, tregon kush do ta mbështet partinë e saj

Nga: A.SH Më: 28 tetor 2020 Në ora: 21:35
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një nismë të re në skenën politike të vendit.

Analisti politik, Skënder Mulliqi, për “Bota sot”, ka komentuar duke thënë se, gjendja aktuale politike në Kosovë është për fajin e pushteteve që kryesisht u ndërtuan nga LDK e PDK dhe partitë më të vogla politike me koalicione, u burokratizuan dhe u tjetërsuan nga populli dhe kërkesat e tij.

“Ka kohë që qytetarëve i nevojitet një subjekt politik serioz, që kishte më bë kthesa pozitive në Kosovë. Kaluan tashmë shumë palë zgjedhje të pritshme, e të cilat Kosovës pak gjëra të mira i sollën. Në fakt zgjedhjet po shihet pas 20 vjetësh se ishin një mashtrim dhe manipulim i madh karshi së pari votuesve e pastaj edhe për qytetarët në përgjithësi. Qeveritë e dala nga zgjedhjet e lira, nuk i zgjodhën kërkesat reale të qytetarëve, nuk sollën mirëqenie dhe zhvillim të pritur. Vendi u zhyt në krim dhe korrupsion, se ata që e drejtuan shtetin për gjithë këto vite, më shumë punuan për interesa të veta, se sa punuan për interesin e përgjithshëm. U la krejt anash zhvillimi ekonomik i vendit, zhvillimi i industrisë, bujqësisë, turizmit, e veçmas munguan investimet e jashtme, shumë të nevojshme për secilin vend që është në tranzicion. Kosova për fajin e pushteteve që kryesisht u ndërtuan nga LDK e PDK dhe partitë më të vogla politike me koalicione, u burokratizuan dhe u tjetërsuan nga populli dhe kërkesat e tij. Vendi u varfërua, rinia ka mbetë pa vende të nevojshme të punës, duke ikur nga paperspktivë e krijuar në Kosovë. U formua pas shumë kohësh Qeveria e shpresës ndërmjet LVV e LDK e cila u rrëzua nga forcat retrograde politike të cilat nuk i deshën reformat”, ka thënë Mulliqi.

Sa i përket formimit të një partie, Mulliqi thotë se, Vjosa Osmani u dallua si një reforamtore e cila edhe shumë vota i solli LDK-së në zgjedhjet e fundit dhe se formimi i një subjekti të ri politik të paralajmëruar nga ajo, pas dorëheqjes nga strukturat e larta, do t’i bënte mirë këtij vendi, të katandisur keq.

“Njëra ndër reformatorët e zëshme u dallua edhe zonja Vjosa Osmani, e cila edhe shumë vota i solli LDK-së në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme nacionale. Një reformatore rugoviane në mesin e LDK-së, nuk e deshi struktura e kryetarit, Isa Mustafa. Natyrisht kjo kundërshti ndërmjet Vjosës dhe Mustafës dhe disave në krye të LDK-së nuk ishte personale, sa ishte luftë për ruajtje të interesave klanore për pushtet dhe për të mira materiale. Është koha që vendin ta udhëheqin forcat reformatore politike, kështu që edhe formimi i një subjekti të ri politikë të paralajmëruar nga Osmani pas dorëheqjes nga strukturat e larta, do t’i bënte mirë këtij vendi, të katandisur keq në shumë probleme të cilat tashmë e një kohë të gjatë po presin zgjedhje”, shprehet Mulliqi.

Ai shprehet se, Osmani do ta këtë përkrahjen e rinisë, të intelektualëve dhe akademikëve si ajkë e secilit komb që janë.

“Me forca të vjetra politike, nuk ka reforma, nuk ka perspektivë dhe zhvillim të Kosovës, dhe aq më pak inkuadrim në organizmat e Evropës. Unë mendojë se Vjosa do të këtë përkrahje të shumicës të pakënaqurve me gjendjen politike, me gjendjen ekonomike dhe sociale, e cila në koalicion me LVV , mendojë së do të nxirrnin vendin nga gjendja e status kuos, apo nga gjendje regresive më të cilën po përballët vendi. Zonja Osmani sigurisht se do ta këtë përkrahjen e rinisë, të intelektualëve dhe akademikëve si ajkë e secilit komb që janë”, përfundon Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat