Si është gjendja shëndetësore e Albin Kurtit pas infektimit me Covid? Flasin nga VV

Politika

Si është gjendja shëndetësore e Albin Kurtit pas infektimit me Covid? Flasin nga VV

Nga: G.B Më: 29 tetor 2020 Në ora: 12:19
Albin Kurti

Ish kryeministri i Kosovës, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar dje se është infektuar me Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, ai njoftoi se ka pasur kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje e syve.

Por, si është gjendja shëndetësore e Kurtit sot?

Image
Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se gjendja e Kurtit është shumë e mirë.

“Shumë mirë. Pra në përjashtim të simptomave përcjellëse, gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë”, ka deklaruar Kryeziu për “Bota sot”.

Ndryshe, Kurtit i kanë uruar shërim të shpejtë politikanë të shumë dhe qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat