Reagon edhe Riza Smaka për dënimin e Sami Lushtakut

Politika

Reagon edhe Riza Smaka për dënimin e Sami Lushtakut

Nga: D.B. Më: 30 tetor 2020 Në ora: 16:04
Riza Smaka

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është dënuar me 2 mijë euro gjobë nga Gjykata pasi ka pranuar fajësinë për kanosje të avokatit Gazmend Halilaj.

Në lidhje me atë se si vlerësohet dënimi nga Gjykata për Sami Lushtakun, ka reaguar edhe njohësi i çështjeve juridike profesor Riza Smaka. Sipas tij, kanosja në përgjithësi është akt i inkriminuar, dhe vlerësohet në secilin rast veç e veç kryesisht nga serioziteti dhe rrethanat konkrete.

“Në rastin konkret kanosësi është një person që mund të realizonte kanosjen, ndaj për aq edhe nivelii seriozitetit të kanosjes së tij ka mund të vlerësohet i shkallës më të lartë e lidhur me të edhe sanksioni penal. Gjithsesi gjykata për secilin rast kriminal sipas diskrecionit vlerëson rrethanat lehtësues edhe rënduese. Gjithsesi dënimi me të holla të cilin disa gabimisht e quajnë,"gjobë" tradhtohet sanksion penal përkatësisht kundërvajtës nivelit të ultë”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike profesor Riza Smaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat