Deklarata e Vetëvendosjes për viktimat e luftës dhe koronavirusit u nxor nga konteksti

Politika

Deklarata e Vetëvendosjes për viktimat e luftës dhe koronavirusit u nxor nga konteksti

Nga: A.Morina Më: 31 tetor 2020 Në ora: 22:45
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës ka lëshuar një reagim, në të cilin ka krahasuar shifrat e vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në vend, me ato të luftës.

“Pas rrëzimit të saj dhe votimit të paligjshëm të qeverisë koti, humbi besimi te qeveria. U sëmur shteti. Sistemi shëndetësor u mbingarkua. Numri i vdekjeve i ngjante statistikave të luftës. Kjo gati se nuk solli një katastrofë humanitare me mbi 600 të vdekur, dhe ndodhi në fund të valës së parë kur vendet tjera e kishin vënë në kontroll virusin”, thuhet në reagim.

Mirëpo, këtë deklaratë të VV-së, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra e cilësoi si propagandë politike mbi viktimat e luftës.

Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Elezaj në një prononcim për gazetën “Bota sot” i doli në mbrojtje Vetëvendosjes, pasi sipas tij deklarata e tyre u keqinterpretua dhe u kuptua mbrapshtë.

Elezaj e cilësoi krahasimin e vdekjeve nga koronavirusi me vdekjet e luftës si shumê logjike dhe të kuptueshme.

“Në asnjëmënyrë nuk mund të kuptohet mbrapshtë, ashtu siç e paska keqinterpretuar znj. Deliu nga PDK-ja, ngase askund nuk janë përmendur të vdekurit e luftës, veçse qartë thuhet se numri i vdekjeve nga Korona-virusi ngjante me statistikat e luftës mbi vdekjet. Është ky një krahasim simbolik dhe i qëndrueshëm logjikisht, sepse numri i qytetarëve të vdekur vetëm brenda një dite në Kosovë, në 5 muajt e fundit, shkonte deri në 15 të vdekur, duke arritur shifrën shumë të lartë prej 600 të vdekurve, që vërtetë ngjante më shumë me luftën se sa me një pandemi..”, deklaroi Elezaj.

Ai më tutje tha se nxjerrja nga konteksti i deklaratës së VV-së është një manipulim dhe u bë për qëllime politike.Kjo sipas tij, është një propagandë poltike me qëllim të njollosjes dhe stigmatizimit të Vetëvendosjes.

“Leximi tendencioz dhe i gabuar i deklaratës së LVV-je të cilin e paska bërë znj. Deliu, është pikërisht një manipulim i qëllimshëm me opinionin për qëllime politike, ose e nxitur nga halucinacionet e festës “Hallovinë” ajo nuk e ka kuptuar fare formën krahasuese midis dy veprimeve në teren, ku objekt krahasues janë numrat statistikor, e jo mjetet fizike-materiale. Pra, kjo deklaratë e LVV-je nuk ka të bëjë asgjë me vdekjet e luftës, siç aludon zonja në fjalë, duke e akuzuar LVV-je, se gjoja ajo po bënë propagandë politike, gjë që në fakt vetë reagimi i saj është propagandë puro politike me qëllim për ta njollosur dhe stigmatizuar VV-jen, e cila çdo ditë e më shumë po shënon rritje enorme tek elektorati kosovar”, u shpreh Elezaj.

Poashtu, ai paralajmëroi edhe rritje të rasteve dhe vdekjeve në Kosovë, shkaku që Armend Zemaj, ministri i shëndetësisë nuk ka lidhje me shkencat dhe fushën e mjekësisë dhe ka dështuar në menxhimin e pandemisë.

“Madje, edhe fëmijët në Kosovë e kanë kuptuar, se qeveria “Hoti”, duke emëruar ministër për shëndetësi një jurist, siç është Armend Zemaj, i cili nuk ka lidhje me shkencat dhe fushën e mjekësisë, ka dështuar plotësisht në menaxhimin e pandemisë së Covid-19, dhe se, sa më gjatë që ky resor do të udhëhiqet nga njerëz jo profesionist, aq më i madh do jetë numri i vdekjeve nga kjo pandemi globale”, përfundoi Elezaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat