Gara për Shtëpinë e Bardhë, analisti Kadriaj: Dy kandidatët të pranueshëm për Kosovën

Politika

Gara për Shtëpinë e Bardhë, analisti Kadriaj: Dy kandidatët të pranueshëm për Kosovën

Nga: N. H Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 23:41
Joe Biden dhe Donald Trump

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tema më e diskutuar e momentit, ku fitorja e njërit apo tjetrit kandidat do të parashtrojë edhe një hipotezë potenciale të mënyrës se si mund te ndryshojnë politikat e jashtme të SHBA-së.

Analisti politik, Mustafë Kadriaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se sado që ne kemi interesim dhe ia dëshirojmë më të mirën një shteti mik dhe strategjik siç janë SHBA-të, Kosova nuk është faktor për diktimin e zgjedhjeve.

Kadriaj shpjegon se të dy forcat politike në SHBA kanë demonstruar mbështetje.

Image
Mustafë Kadriaj

“Është normale interesimi i Kosovës si shtet por edhe i qytetarëve për një shtet siç janë SHBA-të për faktin që është shtet çlirues dhe i shtetësisë së Kosovës. Sado që ne kemi interesim dhe ia dom më të mirën një shteti mik dhe strategjik siç janë SHBA-të ne nuk jemi faktor për diktimin e zgjedhjeve për faktin që lobi shqiptar nuk është determinues për ndryshim rezultati por edhe po të kishte ne nuk duhet të reflektojmë për faktin që të dy forcat politike në SHBA kanë demonstruar mbështetje ku mund të kujtojmë që presidenti Clinton si një demokrat e çliroi Kosovën, ndërsa presidenti Bush paralajmëroi në Shqipëri që Kosova do jetë shtet”, shprehet Kadriaj, për gazetën “Bota sot”.

Ai thekson se për Kosovën, si Trump edhe Biden janë dhe duhet të jenë të pranueshëm, pasi që sipas tij, strategjia SHBA-së nuk ndryshon.

“Si përfundim ne si popull dhe si shtet mik i SHBA-së i dëshirojmë më të mirën shtetit mik por pa reflektuar anim për asnjërin kandidatë, por duke i përgëzuar dhe uruar popullin amerikan ashtu si ata dëshirojnë të zgjedhin të parin e tyre. Për ne janë dhe duhet të jenë të pranueshëm të dy kandidatët për faktin që strategjia SHBA-së nuk ndryshon se paku deri më tani”, tha në fund, njohësi i çështjeve politike, Mustafë Kadriaj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat