“Dokumente që dëshmojnë për....” zbardhen detaje të reja të arrestimit të Jakup Krasniqit nga Specialja

Politika

“Dokumente që dëshmojnë për....” zbardhen detaje të reja të arrestimit të Jakup Krasniqit nga Specialja

Nga: P.R Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 21:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Analisti politik, Nexhat Haziri në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka folur lidhur me zhvillimet e sotme në Kosovë, ku Gjykata Speciale arrestoi ish zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin, dhe iu konfirmua aktakuza Rexhep Selimit, shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Haziri ka treguar arsyet pse u arrestua Jakup Krasniqi.

Image
Nexhat Haziri

“Veprimet e sotshme të Gjykatës Speciale rreth bastisjes së shtëpisë s ish zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, janë veprime normale të institucioneve të drejtësisë siç është Gjykata Speciale. Arsyeja e bastisjes është Krasniqi ka qenë zëdhënës i UÇK-së dhe disa materiale siç janë komunikatat e ndryshme janë lexuar nga ai dhe sigurisht që këto komunikata janë arkivuar të cilat mund t’i ketë poseduar edhe vet Krasniqi, por edhe material të tjera të cilat mund të shërbejnë si prova, sidomos për vrasjet e aktivistëve të LDK-së qoftë gjatë periudhës së luftës, por edhe pas saj”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Sipas tij, këto dokumente mund t’i shërbejnë Gjykatës Speciale.

“Rëndësia e këtyre dokumenteve që mund t’i shërbejnë si prova Gjykatës Speciale, ka ndikuar që sot të ketë zhvillime ashtu siç edhe i pamë, pasi sigurisht ka ekzistuar frika se këto dokumente dhe material të tjera edhe mund të asgjësohen. Në anën tjetër Gjykata Speciale, përpos provave që mund t’i ketë për implikimet e Krasniqi në veprime kriminale, ai duke qenë zëdhënës i UÇK-së, ka informacione edhe për veprime të paligjshme të Thaçit dhe të tjerëve nga SHP i UÇK-së”, shprehet Haziri.

“Po ashtu sot kemi konfirmimin se edhe deputetit të LVV-së, Rexhep Selimit iu është ngritur aktakuzë, dhe kjo tregon se në ditët në vazhdim do të kemi arrestime, apo ngritje aktakuzash të tjera nga Gjykata Speciale për udhëheqësit më të lartë të UÇK-së, që kanë qenë në hierarkinë e saj, e njohur si SHP i UÇK-së”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik, Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat